Futboll Seria A Sport

DUAN TITULLIN/ Ka diçka me të cilën duhet të KRENOHET, INTERI i vetmi ekip që…

Ka diçka me të cilën duhet të krenohet Interi dhe trajneri Spaleti në fund të 3 ndeshjeve të Champions-it veror. Sipas statistikave të “Opta”-s, zikaltrit janë skuadra e vetme që në këto sfida të zhvilluara kundër Çelsit, Lionit dhe Atletikos së Madridit kanë pësuar vetëm 1 gol.

Të gjitha ekipet e tjera kanë pësuar më shumë. Golin e vetëm zikaltrit e pësuan kundër Çelsit, por megjithatë arritën ta barazonin ndeshjen, duke e dërguar me penallti. Reparti difensiv i Interit ishte një nga pikat e forta edhe në sezonin e kaluar të Serisë A, por duket se do të jetë i tillë edhe për vitin e ardhshëm.

Sepse kjo skuadër u përforcua akoma më shumë me një lojtar si De Vraj dhe me dy të tjerë nga krahët si Vërsaliko dhe Azamoah. Trajneri Spaleti mund të përdorë module dhe skema të ndryshme për sezonin e ardhshëm, duke parë edhe afrimet e tjera në repartin e mesfushës. Mediat italiane raportojnë se skema 3-5-2 ose 3-4-2-1 mund të jetë një opsion, por në fakt në miqësoret e luajtura deri tani nuk ka përdorur asnjë të tillë.

Related posts

REAL MADRID-ATHLETIC BILBAO/ Zidane i beson treshes së sulmit Hazard, Benzema dhe Asensio (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA FRANCA/ Neymar largohet nga PSG, vetëm nëse plotësohet ky kusht…

Delo.autor

MILAN SHQYRTON HYRJET DHE DALJET PËR PËRFORCIME/ “Kuqezinjtë” gati për “sakrifikime” në janar, ja emrat

Delo.autor

Leave a Comment