Futboll Sport

PO MAHNITË/ Reginaldo OPTIMIST: Unë kryegolashënues dhe Kukësi kampion

“Bomberat” e vërtetë janë një specie e rrallë, duhet t’i kërkosh deri në sfilitje për t’i gjetur, ose duhet të paguash shifra të mëdha. Një ndër “goleadorët” e paktë dhe me kualitet më të lartë në Superiore është Reginaldo. Kukësi nuk kishte nevojë të kërkonte, por pagoi jo pak për ta bindur të pranonte projektin e klubit. Rezultatet aktualisht po i japin të drejtë. Sulmuesi më i mirë i momentit në Superiore me modesti nuk i merr të gjitha “spaletat e gjeneralit” mbi supe, por i ndan meritat me shokët ekipit.

Kur shënon fiton besim, por më kryesorja është që të realizosh dhe skuadra të fitojë. Kjo gjë ka ndodhur dhe jam i lumtur. Kemi luajtur shumë mirë në 2 ndeshjet e fundit dhe paraqitja pozitive e skuadrës me ka favorizuar në konkretizimin e rasteve, megjithatë edhe nëse nuk arrij të gjej rrjetën, dua ta ndihmoj sa më shumë ekipin në arritjen e objektivit.

Kamza është rivali i radhës për blutë dhe 28-vjeçari, përpos vlerësimit për kundërshtarin, nënvizon se një ekip si Kukësi është i destinuar të synojë maksimumin.

Kemi punuar shumë gjatë javës për ta përgatitur këtë ndeshje, duhet që të zbresim me mendësinë e duhur dhe ta fitojmë takimin. Kemi repsekt jo vetëm për Kamzën, por për të gjitha skuadrat, por ne jemi Kukësi dhe synimi ynë janë vetëm 3 pikët.

Një sulmues është i dorëzuar kur nuk është më i uritur, Reginaldo ka ende shumë motivim për t’u përmirësuar dhe për ta mbyllur këtë sezon si golashënuesi më i mirë i Superiores. Ky trofe personal nuk është i vetmi objektiv.

Dua që këtë sezon të shënoj më shumë gola. Objektivi im personal është të realizoj sa më shumë dhe dua që në fund të kampionatit të shpallen golashënuesi më i mirë. Jam i vetëdijshëm që i kam cilësitë për ta bërë diçka të tillë, kam besim ne vetvete, kam gjithashtu besim tek shokët e skuadrës. Nëse luajmë si duhet, do të kem mundësinë të shënoj gola. Po ashtu besoj shumë që këtë sezon i kemi të gjitha shanset për të fituar titullin. Kukësi është një ekip i madh.

 

Related posts

LIVE/ Skënderbeu-Kukësi, mbylet pjesa e parë. Ekipi i Gjokës kryeson me 2 gola

Delo.autor

SONDAZHI/ The Guardian: Messi futbollisti më i mirë në botë për vitin 2017

Q.Autor

I FRIKSHËM PËR TË GJITHË BOTËN/ Ja si do të ishte Juventus me trajner Guardiolën (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment