Futboll Sport

TË PAFAT/ Humbën 2 penallti, Shkëndija i thotë lamtumirë Europës

Shkëndija e Tetovës i thotë “lamtumirë”, fazës së grupeve të Europa League edhe në këtë sezon, pasi u mposht në të dyja ndeshjet nga Rosenborg me rezultatin e përgjithshëm 5-1. Kuqezinjtë kishin një fije shpres për të kaluar më tej, pasi shënuan një gol në humbjen 3-1 në ndeshjen e parë, por në kthim nuk arritën të përmbysnin avantazhin, edhe pse i patën të gjitha shanset duke u mposhtur 2-0. Shkëndija humbi dy penalltit, që mund t’i kishin dhënë kualifikimin përballë norvegjezve, që tani do të luajnë në veprimtarin e dytë më të rëndësishme në Evropë.

Ndeshja nisi mjaft mirë për vendasit, që pas 20’ minutash kanë mundësinë e artë për të hapur ndeshjen, por Ibraimi gaboi fatalisht nga pika e bardhë e penalltisë. Penalltia u jep zemër norvegjezëve, megjithatë kuqezinjtë nuk dorëzohen dhe i afrohen golit si me Emini ashtu edhe me Ibraimin. Gjithsesi kjo pjesë u mbyll me rrjeta të paprekuar. Në pjesën e dytë kuqezinjtë sulmojnë me të gjitha forcat, pasi nuk kanë çfarë të humbasin dhe pas 4’ minutash fitojnë sërish një penallti, të cilën këtë herë e mori përsipër Emini. Ashtu si shoku i tij, edhe ish-sulmuesi i Kukësit gaboi nga 11-m larg duke shokuar shokët e skuadrës. Dy penallti të humbura në një ndeshje janë shumë dhe kuqezinjtë fillojnë të demoralizohen. Me kalimin e minutave Rosenborg, luan më mirë dhe gjen golin e avantazhit në minutën e 67’ me anë të Hovland. Pak para fundit miqtë shënuan edhe golin e dytë me anë të Reginiussen, që i dha goditjen e nokautit Shkëndijës së Tetovës (84’).

Related posts

PO SHKËLQEJNË/ Klopp: Nuk jam gjeni, por ky është momenti i jetës për Liverpoolin

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Trajneri Inzaghi publikon listën e lojtarëve të Inter-it, përjashtohet talenti…

Delo.autor

Publikohet kënga zyrtare e Botërorit “Rusia 2018”

Sadik.Autor

Leave a Comment