Futboll La Liga Sport

ÇFARË PO NDODH TEK BARÇA? Setien: Unë nuk jam babai i Pique. Ai…

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique është përfshirë së fundmi në botën e biznesit. 32 vjeçari ka hapur disa biznese të ndryshme në Spanjë.

Kjo ka bërë që të vihet dyshim mbi përkushtimin e Piques në karrierën e tij si futbollist, pasi ka qenë duke udhëtuar në shumë vende të botës, përkundër axhendës së ngarkuar me Barcelonën dhe ekipin kombëtar të Spanjës.

Mirëpo kjo nuk përbën problem për trajnerin e katalanasve, Quique Setien. Në një intervistë të dhënë së fundmi tekniku u shpreh se Pique po stërvitet mirë dhe me vullnet dhe se nuk merret me jetën e tij private.

“Unë nuk jam babai i asnjërit lojtar. Jam vetëm trajneri i tyre. Do të shqetësohem për ta vetëm nëse nuk stërviten. A do të duhej t’i tregoj unë atij se çfarë mund të bëjë ai e çfarë jo?”, ka thënë Setien në një intervistë të dhënë për gazetën spanjolle Sport.

“Pique është i rritur dhe është i përgjegjshëm për ato që mund t’i bëjë dhe për ato që s’mund t’i bëjë. E shoh se ai po stërvitet mirë dhe me vullnet. Ajo që ai e bën në jetën private… nuk merrem me këto gjëra”.

Image

Related posts

NUK KA DILEMA/ Merret vendimi përfundimtar për “Topin e Artë” për këtë vit

Delo.autor

FORMULA 1/ Piloti Perez korr suksesin e parë në karrierën e tij, “harakiri” Mercedes. Zhgënjen Ferrari

Delo.autor

EMRE CAN DREJT BUNDESLIGAS/ Juventusit i hapet rruga për goditjen e madhe…

Delo.autor

Leave a Comment