Futboll Sport

Richarlison: Miqtë e mi ndodhen në burg, ose të vdekur. Edhe unë isha në atë rrugë…

“E kam rrëfyer edhe më parë se shumë nga shokët e mi ndodhen në burg, ndërsa të tjerë tashmë kanë vdekur. Unë isha shumë pranë asaj rruge. Më kujtohet që bëja xhiro nëpër rrugë dhe ata më thirrnin një i mirë për asgjë, një bandit. Falë Zotit, unë nuk u shndërrova në të tillë. Ndodhem këtu në Premier League dhe ndihmoj familjen time”, tregoi Richarlison, një nga blerjet e bujshme të Everton në këtë merkato vere.

Richarlison u transferua te Everton nga Watford, duke shpresuar që ëndrrat e tij të mund të shndërrohen në realitet te Toffies, një nga klubet më të mëdha në Angli. Marrëveshja 5-vjeçare i kushtoi klubit të Everton plot 40 milionë sterlina. 21-vjeçari ishte bashkuar me Watford, aty ku Silva sapo ishte emëruar trajner nga Fluminese verën e kaluar. Richarlison shënoi pesë gola në 12 ndeshjet e tij të para në Premier League, por nuk e gjeti më rrugën drejt rrjetës deri në përfundim të sezonit.

Related posts

MILANI MBUSH ARKËN/ Klubi gjerman i jep kuqezinjve shumën e majme për talentin norvegjez

F.autor

PAS ZYRTARIZIMIT TEK BAYERN/ Perisic flet si “bavarez”: Dua të fitoj me klubin kupën…

Delo.autor

STATISTIKAT/ Nga Romelu Lukaku tek Ronaldo, titulli kalon edhe nga “bomberët”

Delo.autor

Leave a Comment