Futboll Sport

SUPERLIGA E KOSOVËS/ Llapi në rënie të lirë, debutueset ndajnë nga një pikë

Janë mbyllur në barazim dy sfidat e luajtura në mesdrekën e sotme për javën e 6-të të Superligës kosovare.

Llapi barazoi 1-1 në shtëpi me Drenicën duke mos e provuar ende shijen e fitores këtë kampionat. Drenica kaloi e para në avantazh në minutën e 12-të me Ukën, ndërsa Selmani barazoi shifrat katër minuta më vone me rezultatin që ngeli i njëjtë gjatë gjithë ndeshjes. Llapi ngelet në vendin e fundit me 3 pikë të grumbulluara në gjashtë ndeshje, ndërsa Drenica mban vendin e tretë në kuotën e 11 pikëve.

Në sfidën tjetër, Ulpiana dhe Dukagjini ndanë nga një pikë duke barazuar pa gola 0-0. Një sfidë mes debutuesish kjo duke marrë parasysh faktin se të dyja skuadrat vijnë nga Divizioni i Parë i sezonit të kaluar.

REZULTATET

Llapi-Drenica 1-1

Ulpiana-Dukagjini 0-0

Related posts

TASHMË ËSHTË ZYRTARE/ Talenti i Skënderbeut i jep lamtumirën klubit: Ditë e vështirë për mua, faleminderit për gjithçka

F.autor

ZYRTARE/ Futbollisti serb vendos të luajë për Kombëtaren e Kosovës, por ja si hakmerren ndaj tij

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË BOTËROR/ Barcelona hidhet në sulm për mesfushorin e Chelseat

Isa.Autor

Leave a Comment