Futboll La Liga Sport

Rivaldo: BARCELONA s’ka nevojë për POGBA, trajneri SIMEONE është më i miri

Ish-futbolisti i Barcelonës dhe Deportivos, Rivaldo tha në një intervistë me “Betfair”, shtëpisë së basteve, për të cilën është ambasador, se “Pogba është një lojtar i mirë, por unë nuk mendoj se klubi katalanas ka nevojë për atë tani. Barcelona ka nënshkruar me lojtarë të mirë si Arthur, apo Vidal, dhe tani duket se ka një skuadër të mirë për ta filluar sezonin e ri”.

Braziliani i njohur tha, gjithashtu, se “Simeone është trajneri më i mirë në Europë”. Duke analizuar situatën te Real Madridi, pas largimit të portugezit Cristiano Ronaldo drejt Juventusit, Rivaldo shtoi: “Qëllimi i klubit është për të gjetur një tjetër Cristiano Ronaldo. Pavarësisht nga cilësia e yllit portugez, ai nuk është aq i ri sa më parë dhe kjo mund të ketë qenë koha më e mirë për t’i ndarë të dy palët.

Një ose dy vite më vonë kjo lëvizje nuk do të ishte e lehtë për t’u kryer. Real Madridi fitoi të holla, ndërsa mund të investojë në lojtarë të rinj. Kjo është e mundur vetëm falë sukseseve të fundit, të cilat i kanë dhënë hapësirë ​​klubit për të marrë disa rreziqe përsipër”.

Related posts

SABIEN LILAJ GATI TË KTHEHET NË SUPERIORE/ Mesfushori pranë firmës me skuadrën e…

Delo.autor

Shqipëria e di si mundet Izraeli, ja të gjithë precedentët e mëparshëm

Isa.Autor

MODRIC NUK MBAN SEKRETE/ Ja ku do të luaj në sezonin e ardhshëm

Delo.autor

Leave a Comment