Moto GP

ROSSI I ZHGËNJYER NGA “YAMAHA”/ Prej një viti ngre zërin, por s’më dëgjon njeri

Për motori japonez Yamaha ky është momenti më i keq i sezonit, pasi rezultatet e garave të fundit janë vërtet zhgënjyese për pilotët Valentino Rossi e Maverick Vinales, që nuk po arrijnë jo vetëm të duelojnë për fitore, por as për një vend në podium. Piloti italian, një legjendë në Moto GP, beson se gjërat mund të ndryshojnë në të ardhmen edhe pse kjo duket e vështirë, të paktën për këtë sezon. Rossi shprehet se situata ka kohë që është e tillë dhe se po punohet që tani për vitin 2019.

Unë nuk e di se sa investojnë Ducati e Honda dhe sa investon Yamaha, por fakt është se rivalët tanë janë një hap më përpara. Kanë më shumë njerëz që punojnë për elektronikën, që është “Thembra e Akilit” te motori ynë. Ndërsa ne kemi mbetur në vend-numëro dhe nuk e di përse. Për të dalë nga kjo situatë duhet të punojmë shumë, por u bë një vit që bashkëjetojmë me këto probleme dhe më vjen keq, pasi koha ecën, ndërsa ne jo. Kam një vit që ngre zërin, por asgjë”, u shpreh Rossi.

 

Related posts

MOTO GP/ Quartararo befason Marquez dhe Vinales në tentativën e fundit

Delo.autor

MOTO GP/ Rossi jep alarmin: Vendi i 5-të rastësi. Unë jam gati, motori jo

Delo.autor

E PABESUESHME TEK MOTO2/ Piloti arrin të shmang rrëzimin në mënyrë spektakolare (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment