Futboll Sport

Sanchezi shkëlqen në fitoren e Manchester Unitedit ndaj Real Madridit

Alexis Sanchez ka bërë një paraqitje të shkëlqyer duke i ndihmuar Manchester Unitedit ta mposhtë Real Madridin 2-1 në një ndeshje të turneut parasezonal, International Champions Cup, të mërkurën në Miami.

Kiliani shënoi një herë dhe dhuroi një asist në fitoren e Manchester Unitedit 2-1 ndaj Real Madridit në “Hard Rock” të Miamit, në International Champions Cup, raporton Express.

Sanchez e hapi llogarinë për Unitedin në këtë ndeshje kur shënoi pas rreth 20 minutave lojë, para se ta përgatiste edhe golin e dytë me asistin e tij për Ander Herrera kur akrepat iu afruan gjysmë ore lojë.

Reagimi i Realit erdhi vonë në një pjesë të parë të dominuar nga djelmoshat e Julen Lopeteguit, kur Karim Benzema shënoi në minutën e tretë të kohës shtesë.

Skuadra madrilene e dominoi plotësisht pjesën e dytë duke mbajtur topin në posedimin 71 për qind dhe krijuar shumë, por pa sukses.

Jose Mourinho i bëri vetëm tri zëvendësime, për dallim nga homologu i tij që i bëri plot 11 sosh, duke e ndërruar tërë formacionin në pjesën e dytë.

“Djajtë e kuq” nuk patën asnjë goditje drejt portës në këtë 45-minutësh, por ia dolën ta ruajnë portën e paprekur deri në fund, duke bërë që rezultati i pjesës së parë të jetë i mjaftueshëm për fitoren e tyre.

Tabela pas ndeshjeve të xhiros më të fundit në International Champions Cup.

Related posts

LEVANTE MERR LAJMIN E KEQ/ 4 muaj burg për Bardhin. Dënimi pezullohet për 2 vite

Delo.autor

E BUJSHME/ I kërkoi 8 milionë euro Milanit për rinovimin, Donnarumma do të përfitojë më pak me PSG-në

Delo.autor

254 GOLA DHE TITUJ TË FITUAR/ Inter i ofron vend sulmuesit të njohur të Premier League…

Delo.autor

Leave a Comment