Futboll Sport

Xherdan Shaqiri: Urime ditëlindjen Zvicra ime e dashur

Shqiptari i cili luan për Kombëtaren e Zvicrës, Xherdan Shaqiri, ka postuar një foto në rrjetin e tij social Instragram, ku ia ka uruar ditëlindjen e 727-të Zvicrës.

Në foton e postuar, Shaqiri është i mbështjellë me flamurin e Zvicrës. Gjithashtu, në mbishkrimin e fotos, ai ia ka uruar ditëlindjen Zvicrës në tri gjuhët zyrtare të vendit, frëngjisht, gjermanisht dhe italisht, si dhe në anglisht, transmeton Gazeta Express.

“Urime ditëlindjen Zvicra ime e dashur”, shkruan Shaqiri në Instagram.

Xherdan Shaqiri u lind në Zhegër të Gjilanit, por në moshën njëvjeçare emigroi me familje në Zvicër, ku jetojnë që nga atëherë.

Xherdan Shaqiri është pjesë e Kombëtares së Zvicrës që nga viti 2010 dhe gjatë kësaj kohe i ka bërë 74 paraqitje. Ai morri pjesë në Botërorin e vitit 2010, 2014 dhe 2018, si dhe në Evropianin e vitit 2016.

Në vitin 1291 Uri, Schwyz dhe Unterwalden lidhën bashkë një aleancë. Në vitet 1332 deri 1513 kësaj iu bashkëngjitën edhe Berna, Cyrihu, Glarusi, Soloturni, Friburgu, Lucerna, Zugu, Qyteti dhe Rrethina e Baselit, Schafhauseni, Apenzeli. U krijua një federatë qytetesh dhe rrethinash.

 

Related posts

BLERJA MË E SHTRENJTË NË HISTORI TË KLUBIT/ Bajerni ofertë “faraonike” për sulmuesin e Realit (FOTO)

Delo.autor

NUK NDALET NEYMAR/ Kapet mat duke puthur dy vajza, partnerja: Jam e zhgënjyer

F.autor

SFIDA NDAJ CHELSEA-T NË GJYSMËFINALEN CHAMPIONS/ Pengu i Guardiola-s: Do të kisha dashur ta shijoja më shumë…

Delo.autor

Leave a Comment