Futboll La Liga Sport

Enrique “harron” Barcelonën/ Spanjolli grumbullon vetëm 2 lojtarë nga skuadra “blaugrana”

Trajneri i ri i kombëtares spanjolle në futboll Luis Enrique, ka publikuar sot listën me 23 lojtarë që ka grumbulluar për ndeshjen që Spanja do të luajë ndaj Anglisë në Nations League (Liga e Kombeve). Në këtë listë ka shumë ndryshime krahasuar me skuadrën që luajti në Kupën e Botës dy muaj më parë, ku Spanja bëri një paraqitje zhgënjyese.

Enrique, që më parë ka drejtuar skuadrën e Barcelonës, ka grumbulluar vetëm 2 lojtarë nga skuadra “blaugrana”, kjo kushtëzuar edhe nga fakti se Gerard Pique, David Silca dhe Andres Iniesta i thanë “lamtumirë” kombëtares. Ata janë Sergio Busquets dhe Sergi Roberto, ndërkohë që jashtë kombëtares janë lënë mjaft personazhe “vip” si Jordi Alba e Lucas Vasquez.

I rikthyer në kombëtare pas një periudhe pushimi sulmuesi i Chelsea, Alvaro Morata, ndërkohë që titullar në portë pritet të jetë sërish David De Gea. Nga Chelsea kanë ardhur të gjithë lojtarët që luajnë në këtë ekip, ku përveç Morata janë edhe Marcos Alonso, Cezar Aspilicueta dhe portieri Kepa. Real Madrid ekipi me më shumë lojtarë

Kombëtarja spanjolle: De Gea, Kepa, Pau Lopez; Difensori: Carvajal, Azpilicueta, Albiol, D.Llorente, Nacho, Sergio Ramos, Inigo Martinez, Marcos Alonso, Gayà; Sergio Busquets, Sergi Roberto, Rodri, Thiago Alcantara, Saùl Niguez, Dani Ceballos; Isco, Asensio, Morata, Diego Costa, Suso, Rodrigo

Related posts

Formacioni më i mirë në histori të La Ligas: Nga Messi, Johan Cruyff e deri tek Alfredo Di Stefano

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ Dortmund nuk frikësohet nga COVID-19, ja zgjidhja për lojtarët e tyre

Delo.autor

VIDEO nga “Instagram”/ Messi përgatitet me roveshatë për “El Clasico”…

Sadik.Autor

Leave a Comment