Sport Të tjera

Serena Williams dhe uniforma e SKANDALIT në turneun e Roland Garrow

Serena Williams ka ngjallur debate me uniformën e zgjedhur për turneun e Roland Garrow. Tenistja e famshme është shfaqur me një komplet tutash ngjyrë të zi në turneun e Parisit duke bërë të gjithë të flisnin për të përfshirë edhe Bernard Giudicelli, një nga organizatorët i cili ka thënë: “Mendoj se nganjëherë ekzagjerohet. Veshja e Serenës, për shembull, nuk do të pranohet më, duhet të respektojmë vendin dhe lojën”.

Megjithatë tenistja është përgjigjur se veshja e saj Nike, është për motive shëndetësore. Veshja është përdorur për të nxitur qarkullimin e gjakut, probleme që tenistja duket se i ka pas shtatzënisë.

Edhe Nike (veshjen e së cilës tenistja ka zgjedhur) është hedhur në mbrojtje të Williams

“Mund ti heqësh një superheroi kostumin e tij, por nuk mund t’i heqësh kurrë superfuqinë” Brandi sportiv nuk ka qenë i vetmi zë në favor të ish tenistes 1 në botë.

Janë të shumtë ata që kanë përkrahur tenisten në web, duke akuzuar Bernard Giudicelli për racizëm dhe seksizëm.
Edhe ish presidenti i Iranit Mahmoud Ahamadinejad, me një postim në Twitter është shfaqur në krah të Williams: ’Fatkeqësisht disa Vende, përfshirë edhe timin, nuk kanë kuptuar se çfarë është liria e vërtetë”, ka shkruar.

“Polemikat për kodin e veshjes në fushë-ka thënë-, është një diskutim i gjithi francez: Në New York gjatë Us Open Serena ka garuar e veshur… me tuta dhe askush se ka diskutuar.

Related posts

I URUAN VDEKJEN E FËMIJËVE/ Bounçi nuk përmbahet në reagimin e tij

Isa.Autor

E BUJSHME/ INTERI shumë pranë Arturo VIDAL, zikaltrit plotësojnë kërkesat e Bayern

Isa.Autor

BOTËRORI 2022/ E pabesueshme, ja momenti kur Ronaldo humbet penalltinë ndaj Irlandës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment