Futboll Premier League Sport

YJET E AMERIKËS/ Spektakël e gola të çmendur, MLS mëson finalistët (VIDEO)

Më 9 dhjetor do të luhet finalja e kampionatit amerikan të futbollit dhe tashmë dihen edhe dy finalistët. Atlanta United do të presë Portland Timbers, pas sukseseve në finalet e Konferencave përkatëse, mbrëmjen e së enjtes. Atlanta doli e dyta në Konferencën e Lindjes në sezonin e rregullt, por ishte skuadra më e mirë duke gjykuar nga loja dhe pritej suksesi, ndërsa Portland doli i pesti në Perëndim dhe ka habitur me ecurinë e vet impresionuese.

Sporting Kansas City – Portland Timbers 2-3

Pas barazimit 0-0 në vajtje, Kansas City nisej favorit për kualifikim, sepse në shtëpi ka shkëlqyer këtë sezon. Pjesa e parë përfundoi 1-0, por në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka, meritë e argjentinasit Sebastian Blanco, i cili në minutën e 52-të shënoi një gol të pabesueshëm, që ia vlen të shihet:

Më pas Portland mori epërsinë psikologjike, duke shënuar edhe dy herë me kapitenin Diego Valeri, ndërsa Portland kthehet në finalen e madhe për të dytën herë në 4 vitet e fundit. Në 2015 Timbers shpallej kampion, duke fituar 2-1 në fushën e Columbus Crew.

New York Red Bulls – Atlanta United 1-0

Në sezonin e dytë në MLS, Atlanta United kap finalen e MLS Cup, duke mahnitur me futbollin e vet. Në finalen e Konferencën së Lindjes skuadra e drejtuar nga Gerardo Martino e siguroi triumfin që në vajtje, kur fitoi 3-0, ndërsa dje u mund 1-0 dhe Red Bulls nuk i shkoi ndonjëherë pranë përmbysjes.

 

Related posts

“KOSOVA ËSHTË SERBI”/ Tifozët çek provokojnë “Dardanët”, ja atmosfera në Plzen (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

FINALJA E KUPËS/ Juventus favorit, Milan synon “mrekullinë”…

Sadik.Autor

Të ekzaltuar nga kualifikimi, tifozi anglez “fluturon” nga gëzimi! (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment