Futboll La Liga Sport

SEVILLA nuk përmbahet, pas Andre Silvas kërkon SUPER yllin e Gjermanisë

Sevilla ka para për të shpenzuar dhe ka ndërmend që të bëjë një tjetër goditje të madhe në këto ditë të fundit të merkatos verore. Pretendimet për këtë vit janë të mëdha dhe drejtori sportiv Joaquin Caparros bashkë me Presidentin Jose Castro kanë bërë të ditur që nuk do të jetë Andre Silva blerja e fundit.

Dyshja që drejton klubin andaluzian po bëjnë përpjekjet maksimale për të marrë në skuadër yllin e Gjermanisë Julian Draxler. 24-vjeçari është momentalisht lojtar i Paris SG, por nuk e sheh se mund të fitojë një vend si titullar as nën drejtimin e bashkëkombasit të tij Thomas Tuchel.

Draxler konkurron për një vend në formacion me Mbappe, Neymar e Di Maria dhe ky i fundit madje është shumë pranë rinovimin të kontratës. Kështu që gjermani është duke e menduar mirë mundësinë e largimit për t’i dhënë një tjetër shtysë karrierës së tij. Për të u përfol se interesohej edhe Bayern Munchen, por deri tani nuk ka pasur asgjë konkrete nga ana e bavarezëve ndërkohë që trajneri Niko Kovac e ka bërë të ditur se skuadra e tij është e kompletuar në mesfushë dhe sulm.

Sevilla po e ndjek nga afër situatën e Draxler, por ndrkohë po mendon edhe për alternativa, pasi nuk ka shumë kohë për të humbur.

Related posts

FITORE SHPRESE/ Kastrioti zhyt në krizë Kamzën, Nica sjell optimizëm te krutanët

Isa.Autor

E FUNDIT/ Milan konkurron fort me Liverpool për talentin e ri nga Gjermania, ja emri dhe detajet…

Delo.autor

JUVENTUSI nuk “ndahet” nga Real Madrid, pas RONALDOS kërkon një tjetër madrilen

Isa.Autor

Leave a Comment