Futboll Sport

Luajnë pa tifozët/ Mesfushori Trashi sheh përpara: Ekipi pa bujë, por premton sukses

Në konferencën e sotme për shtyp të Partizanit mesfushori Lorenc Trashi ka dalë në krah me teknikun Skënder Gega. 26-vjeçari deklaroi se të kuqtë do ta ndiejnë mungesën e tifozëve dhe fakti që është një skuadër pa bujë mund t’i japë shtysë drejt suksesit.

“Vijmë nga një humbje me Skënderbeun, që e kemi harruar. Duhet të mendojmë për Kamzën, e kemi studiuar. Ata kanë një ekip të mirë, i ndoqëm me Tiranën. Duhet të japim më të mirën tonë që të marrim tre pikët. Kanë kaluar problemet e vjetshme. Është futur një frymë tjetër në skuadër, janë ndarë disa gjëra, kush do jetë kapiteni, kush do të jetë zëvendëskapiteni.

I kemi zgjedhur vetë ne lojtarët dhe është diçka e mirë. Jam shprehur se ky ekip, ndryshe nga sezonet e kaluara, është më shumë pa bujë. Besoj ky do të jetë çelësi i suksesit. Të gjithë trajnerët kanë taktikat e tyre. Nuk mund të jap një mendim. Pozicioni? Unë luaj aty ku mendon trajneri, aty ku ka nevojë ekipi. Çdo ekip në fillim ka probleme, ndeshjet e para studiohen kundërshtarët. Ndeshjet në vazhdim do tregojnë forcën e ekipit”, përfundon deklaratën mesfushori i Partizanit.

Related posts

TRAJNERI DHA DORËHEQJEN PARA PAK KOHËSH/ Klubi kosovar prezanton teknikun e ri të skuadrës (FOTO)

Delo.autor

Autogol në ndeshjen Besiktas – Bayern

Q.Autor

SFIDA NDAJ EGNATIAS/ “Dhimbje koke” për Orges Shehin, Tirana pa dy titullarët e rëndësishëm

Delo.autor

Leave a Comment