Futboll Premier League Sport

SHKËLQEU KUNDËR BOURNEMOUTHIT/ Ozil zbulon pasionin që e bëri të harrojë futbollin

Çfarë do të kishte ndodhur me Gjermaninë në Kupën e Botës 2014-të pa Mesut Ozil? Fantazisti i Arsenal-it nuk po kalon momentin e tij më të mirë, edhe pse ka shkëlqyer të mërkurën në mbrëmje kundër Bournemouth me një gol dhe një asist.

Dikush, ish-kampioni i botës Petit për të qenë të saktë, e ka këshilluar që të heqë dorë nga futbolli nëse nuk do të arrijë të sigurojë një vend në formacionin titullar. Ku i dihet, ndoshta francezi e di se lojtari më i paguar i “Topçinjve” ka një pasion tjetër përveç futbollit.

Një pasion që mund t’i kishte kushtuar karrierën si futbollist dhe një botëror. Gjithsesi, Ozil mund të kishte gjetur një mënyrë për të fituar një Kupë të Botës. Po, por në pingpong. Ka qenë vetë lojtari që e ka zbuluar në një intervistë të dhënë për kanalin zyrtar të klubit para ndeshjes kundër Bournemouth.

Gjermani nuk ka qenë i aftë vetëm me topin në fëmijërinë e tij, por edhe me pallaskën. Dhe për një periudhë të caktuar, këmbimet në pingpong e kanë tërhequr më shumë se vrapimet e gjata në fushë.

“Kam qenë shumë i mirë edhe në pingpong, e luaja në shkollë kur isha 11 ose 12 vjeç. Më kanë përfshirë menjëherë në ekipin e shkollës dhe i kam mundur të gjithë kundërshtarët e mi në turneun e parë”.

Një kampion edhe në  këtë sport, deri në atë pikë sa ka patur një moment në të cilin Ozil ka menduar të heqë dorë nga futbolli. Për tre mua, në fakt, ai ka braktisur sportin më popullor në botë dhe i është përkushtuar pingpongut. “Kam luajtur edhe kundër trajnerit tim. Ishte me të vërtetë i aftë dhe ka fituar ai në fund, por ka qenë një sfidë e bukur”, ka thënë Ozil.

“Nuk kisha hequr dorë plotësisht nga futbolli, por në atë kohë argëtohesha më shumë në pingpong. Më pas kam menduar se pingpongu nuk ishte ajo që doja të bëja në të ardhmen time. Futbolli më mungonte shumë”.

Ku i dihet sa do t’i kishte munguar futbollit, veçanërisht atij gjerman, nëse Mesut do të kishte zgjedhur… pallaskën.

Related posts

Nimaga tregon kushtet e vështira, shikoni si ka qenë futbollisti Skenderbeut i vogël

Q.Autor

Spanjë-Rusi, edhe në tribuna fitojnë bukuroshet ruse (FOTO)

Sadik.Autor

VDEKJA E ISH-TRAJNERIT TË INTER/ Rei Manaj me dedikim prekës: Ti gjithmonë më prite si djalin tënd…

Delo.autor

Leave a Comment