Futboll Seria A Sport

SHKRUAN HISTORINË ME MILANIN/ Maldini tregon surprizën që Ancelotti u ka përgatitur

Paolo Maldini, drejtori i zhvillimit strategjik për sportin te Milani, foli para nisjes së kuqezinjve drejt Napolit. “Djalli”nesër në mbrëmje në “San Paolo” do të luajë me vendasit takimin e parë të këtij sezoni.

“Ky është një udhëtim me ekipin. Unë nuk duhet që të luaj, nuk duhet që të jem në formë, por përqendrimi është gjithnjë i lartë. Ancelotti më telefonoi dje, është në një formë shumë të mirë. Na pret aty dhe ka gati mocarelën. Më bëhet qejfi që ka entuziazëm, skuadra duhet që të ndiqet me entuziazëm”, deklaroi Maldini. Ndërkohë që ky pritet që të jetë formacioni që trajneri Gennaro Gattuso do të hedhë në fushë për takimin ndaj të kaltërve.

Formacioni i mundshëm: Milan (4-3-3): Donnarumma; Calabria, Musacchio, Romagnoli, Ródriguez; Kessie, Biglia, Bonaventura; Suso, Higuain, Borini. Trajner: G. Gattuso

Related posts

E përditshmja spanjolle: Neymar nuk dëshiron të luajë më as edhe një minutë për PSG-në

Q.Autor

PRITJES I ERDHI FUNDI/ Ibrahimovic mbërrin në Milano: Kjo është shtëpia ime…

Delo.autor

Transferimi në La Liga, rrëfehet Adnan Januzaj: Jeta në futboll është e vështirë

Q.Autor

Leave a Comment