Futboll Premier League Sport

SHQIPONJË edhe në SERBI/ Shorti i rezervon SHAQIRIT një vizitë në… “FERR”

Skuadra e Liverpulit do të jetë në grupin C ku së bashku me të janë edhe skuadra e Paris Saint Germain, Napoli dhe Crvena e Zvezdës. Epo ky i fundit ndoshta është një kundërshtar që ne shqiptarët ndoshta do të jemi para ekranit kur Liverpul të ndeshet me të.

Kjo pasi, bëhet fjalë për Xherdan Shaqirin i cili luan të skuadra e Liverpulit dhe ndoshta në ndeshjen me Crvena e Zvezdës në Beograd ai mund të jetë edhe në lojë. Kështu duket se shorti i ka rezervuar lojtarit me origjinë shqiptare një vizitë në “ferr”.

Pasi dihet shumë mirë se atje ai nuk do të jetë i mirëpritur. Kjo për faktin se Shaqiri i shënoi gol në Botëror Serbisë dhe më pas festoi me shqiponjë. Mos vallë do të kemi shqiponjë edhe në Beograd?!

 

Related posts

ZYRTARE/ Xhemalaj i bashkohet Teutës, rikthim i bujshëm në Durrës (FOTO)

F.autor

Jordi Alba: Dua që Real Madrid t’i humbasë të gjitha ndeshjet

Sadik.Autor

BARAZIM DRAMATIK NË FIRENCE/ VAR sërish protagonist, Interit i ikën fitorja në ’97

Delo.autor

Leave a Comment