Futboll Shqipëri Sport

ZYRTARE/ Investim i djegur për Tiranën, ish-mbrojtësi i Shpresave firmos në Itali

Ish-futbollisti i Tiranës, Shaqir Tafa ka firmosur me ekipin e Serisë C në Itali, Piaçencën. Klubi konfirmoi afrimin me parametër zero të ish-mbrojtësit të Shpresave.

Tafa u mor nga Sikula Leoncio në gusht të vitit të kaluar. Edhe pse u konsiderua afrim i bujshëm te kampionët në fuqi të Shqipërisë, tarifa e madhe që bardheblutë duhej të paguanin për formimin e Tafës bëri që në nëntor palët të mbyllnin bashkëpunimin mes tyre.

Shaqir Tafa u aktivizua vetëm në miqësore me Tiranën, ndërsa nuk arriti të debutonte në ndeshje zyrtare. Ai është nën kontratë me Piaçencën deri në qershor të këtij viti.

Njoftimi i klubit të Piaçencës

Klubi i Piaçencës njofton se ka regjistruar deri në 30 qershor 2021, mbrojtësin italo-shqiptar të lindur në vitin 1998, Shaqir Tafa.

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA/ Lazio nuk humbet kohë, Tare i shkon në shtëpi ish-trajnerit të Juventus-it

Delo.autor

ACARIMI VIDAL-BARCELONA PAS “EL CLASICO”/ Agjenti i mesfushorit takim me drejtuesit e klubit për…

Delo.autor

SHORTI I CHAMPIONS-IT/ Hidhen goglat, Real Madrid “peshkon” Liverpool, Milan gjen “gjelat”. Buzëqesh Inter. Bayern-PSG

F.autor

Leave a Comment