Futboll Seria A Sport

MALLKIMI IBRAHIMOVIC/ Dy fytyrat e Zlatanit me dy periudha të ndryshme. Tani ka një problem

SOS Ibrahimovic… Milan, ka një problem penalltish! Sepse Zlatan dje ka humbur penalltinë e pestë në shtatë të fundit të goditura… Dhe kushedi sa do të kishte qenë lista nëse Franck Kessie nuk do të ishte goditësi i parë.

Në rend, këto janë penalltitë e humbura që kur është kthyer te kuqezinjtë:

17/10/20: Inter vs Milan.

29/10/20: Milan vs Sparta Praga.

8/11/20: Milan vs Hellas Verona.

30/01/21: Bologna vs Milan.

6/01/22: Milan vs Roma.

Por, janë dy fytyra të Ibrahimovic nga 11 metra në eksperiencat te Milan

Periudha 2010-2012

16 penallti

15 të realizuara

1 e gabuar

Periudha 2019-2022

11 penallti

5 të realizuara

6 të gabuara

Në karrierën e tij, Zlatan ka shënuar 84 penallti dhe ka humbur 17.

Ndër gabimet, 5 (pothuajse një e treta e totalit) në 7 të fundit!

Ndaj Romës dje një tjetër gabim nga 11-të metrat për Zlatanin, që donte të vuloste sfidën me një gol që do të ishte ai i pokerit dhe i pari i vitit për suedezin…

Related posts

“LEGJEONARËT”/ Një talent për Kombëtaren, futbollisti i U-19 debuton kundër Olympiacos (FOTO)

Delo.autor

“TËRMET 6 BALLË” NË CHAMPIONS/ Manchester City mposht me GOLEADË Leipzig

Delo.autor

Caen-Marseille, vendasit s’fitojnë në shtëpi nga nëntori

Q.Autor

Leave a Comment