Futboll Premier League Sport

PARASHIKOI HUMBJEN E “DJAJVE TË KUQ”/ Arsene Wenger: Muaji i mjaltit mbaron në një moment dhe duhet të…

“Statistikat mund të gënjejnë ndonjëherë”. Këto kanë qenë fjalët e Arsene Wenger pak minuta para fillimit të ndeshjes mes Manchester United dhe PSG, e vlefshme për 1/8-at e Champions League. “Djajtë e Kuq” vinin në këtë takim pas një periudhe të artë të kaluar nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer, ndërsa francezët ishin pa Neymar dhe Cavani. Të gjithë do të kishin shikuar vendasit si favoritë për të fituar, por jo Wenger.

Ish-trajneri i Arsenal-it ka befasuar të gjithë me parashikimet e tij para ndeshjes. Gjithsesi, paralajmërimi i francezit nuk ka mjaftuar për të shpëtuar Solskjaer, humbja e parë e të cilit në drejtim të United ka qenë shumë e dhimbshme dhe e papritur. Erdhi për faj të optimizmit të tepruar të treguar para ndeshjes? Ndoshta po. Gjithsesi, Arsene Wenger ka një teori dhe e ka shpjeguar për mikrofonat e “beIN Sports” para fillimit të sfidës në “Old Trafford”:

“Muaji i mjaltit mbaron në një moment dhe duhet të kthehesh me këmbë në tokë. Megjithatë, mund te jesh me fat dhe të kesh një muaj mjalti më të gjatë se gjithë të tjerët”, ka thënë francezi. Sipas ish-trajnerit të “Topçinjve”, Solskjaer ka përfituar nga një kalendar i lehtë sapo ka mbërritur tek United: Cardiff, Huddersfield, Bournemouth, Newcastle dhe Reading në FA Cup.

Wenger ka mbrojtur edhe punën e Jose Mourinho-s, rivali i tij më i madh deri para pak muajve në Premier League. “Special One” ka treguar se është një trajner i madh dhe ka kërkuar gjithmonë disiplinë nga lojtarët e tij. Mendoj se Pogba është fantastik, por jo shumë i disiplinuar. Tani janë Matic dhe Herrera që punojnë për të dhe ai është i lirë të shprehë talentin e tij”.

Fitoret e njëpasnjëshme të norvegjezit kanë ardhur edhe falë formës së jashtëzakonshme të francezit, i cili ka zhgënjyer kundër PSG-së, duke e mbyllur takimin me një karton të kuq që do ta detyrojë ta ndjekë nga tribuna ndeshjen e kthimit. Një problem më shumë për Solskjaer.

Related posts

Manchester United, rival i Juventusit për mbrojtësin më të mirë në botë

Isa.Autor

SARRI ZBARKON NË TORINO/ Por me vete mban të shkruar… “Alegrin” (FOTO)

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Chelsea-Liverpool, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-2

Delo.autor

Leave a Comment