Futboll Seria A Sport

Skema dhe dy partnerë idealë, ja pse HIGUAIN mund të ringjallet te MILAN

Teksa pritet zyrtarizimi i kalimit të tij te Milan, Gonzalo Higuain mund t’i heqë pluhurin golave të tij dhe t’i fusë në valixhe. Kanë qenë shumë, edhe në dy sezonet me bardhezinjtë, por jo aq shumë sa në kohën e Napoli-t.

Për një sulmues shifra totale është gjithmonë e rëndësishme, sepse Gonzalo ndihet akoma se është lojtar që duhet të ketë një mesatare prej një goli për ndeshje. ose të paktën 20 në kampionat. Juventus-i taktik i Allegri-t, nuk nxirrte më në pah cilësitë e tij më të mira. Skema 4-3-3 e Sarri-t ka qenë ajo që i është përshtatur më mirë lojës së tij.

Është e njëjta skemë që përdor Gennaro Gattuso te Milan, por duhet pranuar se interpretuesit nuk janë të njëjtët. Gjithsesi, Higuain-it duhet t’i pëlqejë shumë ideja për t’u kthyer të luajë mes dy shokëve të sulmit të shpejtë dhe teknikë, siç i ndodhte te Napoli. Hakan Calhanoglu është një koncentrat talenti, ndërsa Suso do të krijonte disa trajektore të rrezikshme me të majtën e tij, që do të rikthenin oreksin e “Pipita”-s.

I vetmi dyshim në lidhje me përshtatjen e Higuain te Milan ka të bëjë me furnizimin me topa. Në vitin e kaluar te bardhezinjtë pa Bonucci-n, argjentinasi ka parë të pakësohen topat e gjatë drejt tij. Milan-i i sotëm ka më pak cilësi se Juventus në mesfushë, por të paktën kishte Leo-n në mbrojtje si një regjisor të shtuar. Me kapitenin e kuqezinjve që do të kthehet në Torino, ky problem duket se do të mbetet për Higuain.

Related posts

“EURO 2024″/ Nga Balliu tek injorimi i 13 golave të Albion Ademit, kujt “ia kurseu” ftesën Edi Reja

Delo.autor

E PABESUESHME/ POGBA shënon një gol të rrallë dhe shokon Young Boys (VIDEO)

Isa.Autor

FORMULA 1/ Piloti Leclerc rrit pretendimet, synon podiumin në garën e Imola

Delo.autor

Leave a Comment