Futboll Sport

Skënderbeu fokusohet te finalja e Superkupës, synon ta rinisë me trofe

Skënderbeu është rikthyer në fushën e stërvitjes, pas 48 orësh pushim, që trajneri Orges Shehi rezervoi për të tijtë. Tashmë, kuqebardhët janë të fokusuar te një kundërshtar dhe objektiv konkret: Laçi dhe Superkupa e Shqipërisë.

Pavarësisht problemeve që kanë kaluar, largimeve jo të pakta, kampionët e vendit në fuqi duan ta nisin sezonin e ri me një trofe, si për t’u thënë rivalëve se nuk janë dorëzuar, përkundrazi, do të kenë punë me ta në vijimësi të garës.

Në fakt, Skënderbeu është fituesi i titullit kampion dhe Kupës së Shqipërisë në sezonin e kaluar, por trofeun e Superkupës do ta diskutojë kundër Laçit, si finalist i kompeticionit të dytë kombëtar për nga rëndësia.

Grupi i lojtarëve është shfaqur i plotë dhe në gjendje optimale, në dispozicion të trajnerit Orges Shehi dhe stafit teknik. Të martën, me grupin u bashkua edhe sulmuesi Yannick Makota, i cili do të testohet nga stafi teknik gjatë kësaj periudhe prove.

Sa i takon finales së Superkupës, midis Skëndernbeut dhe Laçit, do të luhet në datën 12 gusht, ora 19:45, në stadiumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Immobile përfiton nga një gafë në mbrojtje dhe ndëshkon Marseille (VIDEO)

Delo.autor

JAVA E 14 NË SUPERIORE/ Skënderbeu zhytet në vendin e fundit, Partizani e Teuta në ndjekje të Vllaznisë. Ja renditja…

Delo.autor

SKANDAL NË RUMANI/ Futbollisti dhunon drejtorin sportiv të ekipit, ja shkaku

Delo.autor

Leave a Comment