Futboll Sport

Lopetegui: Courtois? Do të flas vetëm për Navas, sepse është fenomenal

Julen Lopetegui ka refuzuar të diskutojë perspektivën e Thibaut Courtois te Real Madrid dhe këmbëngul se klubi ka besim të plotë te portieri Keylor Navas. Belgu ndërkombëtar, Courtois, nuk ka pranuar të trajnohet me Chelsea këtë javë, mes spekulimeve të forta se është i vendosur të shkëmbejë “Stamford Bridge” me “Santiago Bernabeu”.

Duke folur pas fitores 2-1 të ekipit të tij ndaj Romës në New Jersey, të martën, trajneri i ri i Real Madridit, Lopetegui, nuk pranoi të bëhet pjesë e thashethemeve mbi transferimin e mundshëm të Courtois.

“Ashtu siç e kam thënë, nuk flas për lojtarë që nuk i përkasin Real Madridit. Do të flas vetëm për ata që janë te Real Madridi dhe sot nuk është ndryshe, – tha ai. – Keylor është portieri ynë, ai është këtu. Nuk ka portier tjetër për të cilin mund të flasim. Keylor, Kiko Casilla, Luca Zidane dhe Andriy Lunin, janë ata, për të cilët unë mund të flas.

Keylor është fenomenal, ai ka qenë i jashtëzakonshëm gjatë gjithë sezoneve. Ai është një portier i jashtëzakonshëm, i kënaqur që luan e Real Madridin. Edhe ne jemi të kënaqur që e kemi atë në skuadrën tonë”.

Mateo Kovaçiç besohet se i është ofruar Chelsea si një hap i madh në shitjen e propozuar të Courtois, por Lopetegui pretendoi se dëshiron ta mbajë mesfushorin e Kroacisë: “Nuk ka asgjë të sigurt prej 100 për qind. Mateo ka thënë se dëshiron të largohet, ndërsa unë dua që ai të qëndrojë.

Eshtë një lojtar i rëndësishëm, do të shohim se si përfundon gjithçka. Nëse do që të largohet, ne do të kërkojmë zgjidhje. Sa i përket Luka Modric, është e njëjtë siç thashë më parë: Florentino Perez foli në mënyrë krejtësisht të qartë dhe nuk ka arsye për mua të shtoj asgjë tjetër”.

Related posts

“ATA VEPROJNË SI FËMIJË”/ Legjenda Neville sulmon yjet kapriçiozë të Manchester United

Delo.autor

NDËSHKIMI ME KARTON TË VERDHË/ Shikojeni ndërhyrjen e ashpër të Cavanit ndaj Neymarit (VIDEO)

Isa.Autor

Ish-mbrojtësi i Milanit mbërrin në Tiranë, pranë marrëveshjes me Kamzën

Sadik.Autor

Leave a Comment