Futboll Sport

CHAMPIONS CUP/ MILANI mposht BARCELONËN, vendos goli i Andre SILVËS në shtesë (VIDEO)

Milan e mbyll turneun amerikan duke mposhtur 1-0 Barcelonën në sfidën e vlefshme për International Championship Cup, një sukses që jep besim skuadrës së trajnerit Gennaro Gattuso në prag të sezonit të ri. Duket se ardhja e Higuain, që nuk luajti pasi është në Milano, ka karikuar kuqezinjtë, që në “Levi’s Stadium” të Santa Clara (Amerikë), mposhtën kampionët e Spanjës me një gol të Andre Silva në minutën e 93-të.

Megjithatë, pjesa e parë u dominua nga futbollistët e ekipit “blaugrana”, që bënë pressing në gjithë fushën, dhe ishte Donnarumma ai që i shpëtoi në disa raste, ndërsa Malcolm një herë goditi shtyllën. Ndërsa në të dytën loja ishte disi më e qetë dhe e ekuilibruar, me pak raste. Por kur mendohej se sfida do të mbyllej pa gola dhe do të gjuheshin penalltitë, erdhi goli i Andre Silva (asist i Kessie) në kohën shtesë.

Related posts

RRJETI “MASAKRON” REALIN/ Çfarë nuk u pa nga “El classico”. Shkrepjet fantastike

Delo.autor

DRAMATIKE/ Sulmuesi brazilian tre ditë në ANKTH, policët i shpëtojnë NËNËN (FOTO)

Isa.Autor

INTER-BENEVENTO/ “Zikaltërit” kërkojnë fitoren, shumë ndryshime në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment