Futboll Premier League Sport

Spektakël në derbin e Londrës/ Treshja spanjolle e CHELSEAS “fundos” ARSENALIN (VIDEO)

Chelsea ka mposhtur Arsenal në Stamford Bridge me rezultatin 3-2 në një ndeshje spektakolare. Blutë e nisën në mënyrën më të mirë ndeshjen duke shënuar golin e avantazhit me Pedro-n që në minutën e 9’ pas pasimit të Marcos Alonso nga e majta. Vetëm dhjetë minuta më vonë ishte ishte Morata ai që dyfishoi rezultatin për të besuarit e Sarri-t.

Por Arsenal nuk dorëzohet dhe pa përfunduar akoma pjesa e parë ka barazuar rezultatin dhe madje me mundësitë e krijuara mund të kishte kaluar edhe në avantazh. Ishte Mkhitaryan ai që ngushtoi diferencën, përpara se të përgatiste golin e dytë të shënuar nga Alex Iwobi.

Pas pushimit ndeshja ishte më e ekuilibruar dhe pa shumë raste. Por në fund, Alonso merr një pasim të artë nga Eden Hazard duke e dërguar topin në rrjetë me të majtën. tre pikë të tjera për Chelsea-n, ndërsa Arsenal ka zero pikë në dy ndeshjet e para.

Related posts

MË I MIRI NË SERIE A/ Ramadan i pari për kilometrat në fushë

F.autor

“CRISTIAN LEAGUE”/ Ronaldo “makinë golash” në Champions, ja statistikat

Delo.autor

GRANIT XHAKA GJITHNJË E MË LARG ARSENAL/ Postimi i fundit i mesfushorit shqiptar “çmend” tifozët (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment