Futboll Seria A Sport

STËRVITJE EKSTREME/ LOT dhe 1 milion ndjekës, pasardhësi i RONALDOS është vetëm…

Që në moshë të re, Cristiano Ronaldo ka qenë i fiksuar me ëndrrën për t’u bërë futbollisti më i mirë në botë. Dhe ia ka dalë falë shumë sakrificave dhe stërvitjeve të vazhdueshme, duke i dhënë një mesazh të gjithë atyre që duan ta imitojnë.

Kujdesi për gjendjen fizike dhe ushtrimet e vazhdueshme janë thelbësore për të shkëlqyer. Por duket se dikush e ka marrë shumë seriozisht dhe ka detyruar djalin e tij, që është vetëm pesë vjeç, të ndjekë regjimin e fenomenit bardhezi. Rezultati? Arat Hosseini i vogël, nga Irani, është kthyer në një yll të Instagram-it me plot 1 milion ndjekës.

Në profilin e tij mund të shikohen fotografi të muskujve të barkut dhe poza shumë të ngjashme me ato të CR7 dhe… shumë fanella dhe produkte të Barcelona-s, që stonojnë pak. Por kryesisht janë videot e stërvitjeve të tmerrshme, që shpesh përfundojnë me fëmijën që qan.

Kjo është jeta që babai i Arat ka zgjedhur për djalin e tij, në tentativën për ta transformuar atë në një futbollist që të jetë në gjendje të përsërisë ose të kalojë arritjet e yllit portugez. Videoja që e ka bërë të famshëm Arat-in e vogël përmban disa kalime të kundërshtarëve, teksa mban veshur fanellën e Real Madrid, por interesimi i publikut është zhvendosur te fakti se 5-vjeçari është kthyer në një mini-klon të CR7.

Dhe pjesa më e madhe e komenteve janë negativë. Ndjekësit thkesojnë se nuk është mirë që një fëmijë kaq i vogël t’i nënshtrohet një presioni kaq të madh dhe kritikave kaq të ashpra. Dhe ka nga ata që kanë parashikuar një të ardhme aspak të mirë për të riun Arat për shkak të arrogancës së babait të tij. Një baba që, gjithsesi, është shumë krenar për progresin e djalit dhe që nuk humb rast për t’i postuar këto përmirësime në rrjetet sociale. Kush ka të drejtë?

Ku i dihet. Ndërkohë, kjo histori i ka garantuar familjes Hossein një reklamë të madhe dhe, duke parë se kompanitë e veshjeve sportive janë tashmë të orientuara të marrin edhe lojtarë shumë të rinj si imazh për produktet e tyre, shumë shpejt mund të vijë edhe ndonjë kontratë.

Arat really loves to have a nice six pack, in this exercise I did not want to tell him anything but when I realize that he is crying due to his pain, and he still tends to carry on his exercise I told him that's enough, but he wanted to continuou Arat will be successful and achieve all his goal by his endeavor and his strengths Transated by : @Asalfarahani1995 آرات خیلی دوست داره سیکس پک خوبی داشته باشه، تو این تمرین چیزی نمیخواستم به او بگویم اما وقتی متوجه شدم که از درد گریه میکنه اما باز هم میخواهد ادامه بده بهش گفتم دیگه بس کن و دوستش هم به آرات گفت دیگه ادامه نده اما آرات همچنان ادامه میداد. آرات همیشه با تلاش و مقاومت به خواسته های خودش میرسه.

A post shared by Arat (@arat.gym) on

Related posts

POLEMIKAT PËR NJË KALIM TEK JUVENTUS/ Mesfushori i Real Madrid urdhëron babanë të…

Delo.autor

Favoritët në Ligën e Kombeve/ Bekim BALAJ peshon forcat: Do të luftojmë deri në fund

Isa.Autor

DEBUTON NDAJ JUVES/ Interi ka gati surprizën me një “ish” në derbin e Italisë

Isa.Autor

Leave a Comment