Futboll La Liga Sport

ZBULON PRAPASKENAT/ Ish-ylli i Barcelonës rrëfen se si ai dhe bashkëlojtari i tij shqiptar u përzënë nga klubi, ja shkaku

Alex Song ka folur për herë të parë pasi ai dhe tetë bashkëlojtarë të tij u shkarkuan nga klubi zviceran, FC Sion, sepse kishin refuzuar të pranonin ulje të pagës, pas shpërthimit të pandemisë koronavirus.

Në mesin e të shkarkuarve është edhe futbollisti shqiptar Emir Lenjani.

Ish-mesfushori i Arsenalit dhe Barcelonës ishte në mesin e nëntë futbollistëve që u përzënë nga Sioni vetëm sepse nuk kishin pranuar që paga t’iu zbritej gjatë krizës së koronavirusit.

E tërë skuadra e Sionit ishte kontraktuar përmes WhatsAoo nga presidenti i klubit, Christian Constantin, të martën.

Në mesazhin e tij, Constantin iu kishte kërkuar lojtarëve të vet ta pranonin një marrëveshje teknike për papunësi, sipas të cilës ata do të pranonin një pagesë prej rreth 9.600 franga zvicerane, një shumë e barabartë me 80% të pagës mujore ligjore në Zvicër.

Edhe pse shumica e futbollistëve kishin refuzuar apo dështuar të përgjigjeshin në mesazhin e tij, nëntë prej tyre u përzënë nga klubi si pasojë, shumicës prej të cilëve do t’i përfundonin kontratat në fund të muajit qershor.

Mesfushori 32-vjeçar ka thënë se është duke u përgatitur t’i drejtohet FIFA-s dhe të ndërmarrë veprime ligjore për shkarkimin nga klubi.

“Më 20 mars ne e luajtëm një ndeshje miqësore dhe duhej të takoheshim me presidentin të hënën, pastaj të martën, ai tha. Nuk morëm asnjë lajm”, tha Song.

“Të martën pasdite morëm një mesazh në WhatsApp, ku u njoftuam se të gjithë duket të nënshkruajmë një letër për ulje të pagës dhe se do të paguheshim rreth 12 mijë euro. Na u kërkua ta kthejmë letrën të nesërmen pasdite. Ne e morëm këtë dokument pa asnjë shpjegim”, shtoi ai.

Song tha se nuk donte ta nënshkruante dokumentin pa e ditur se çfarë nënkuptonte saktësisht.

“Ne vendosëm së bashku për të mos e nënshkruar dokumentin. Ne donim të bisedonim. Unë nuk kam bërë ndonjë shkelje profesionale. Të gjitha klubet bisedojnë me lojtarët e vet për të gjetur zgjidhje. Ne nuk e kuptojmë çfarë ndodhi. Askush s’e kupton”, përfundoi ai. /Gazeta Express/

Related posts

NUK DORËZOHET PËR YLLIN LUKAKU/ Inter bën ofertën e dytë, ja vendimi i “Djajve të Kuq”

Delo.autor

Perez paralajmëron Ronaldon: Nëse shkon te PSG, unë do të blej Messin

Q.Autor

REKORDI MË I ZI NË LA LIGA/ Ja si u “SHKRETUA” Real Madridi nga Ronaldo

Delo.autor

Leave a Comment