Futboll Seria A Sport

TALENTET PREMTUES/ Ja 5 lojtarët që duhet të ndiqen në Seria A, një SHQIPTAR mes tyre

Seria A do të startojë këtë fundjavë, ndërsa mediet angleze kanë listuar 5 lojtarët që duhet të ndiqen në këtë sezon. Fjala është për të rinjtë që premtojnë dhe mund të bëhen pjesë e Premier Leagues. Në listë ndodhet dhe një shqiptar, nuk flitet për të zakonshmin, Elseid Hysaj, por për portierin e Lacios, Thomas Strakosha.

I pari që fiton vëmendjen është mesfushori i Juventusit, Rodrigo Bentakur. Nuk mund të mungonte në këtë listë i shumëkërkuari Suso i Milanit, vendi i tretë shkon për afrimin e Romës, Xhastin Kaljvert, një emër që tërheq dhe për shkak të babait të tij.

Afrimi i Milanit, Matia Kaldara ndodhet i katërti, ndërsa mbyll renditjen Thomas Strakosha. Portieri shqiptar ka bërë një sezon të mirë dhe fakti që ra në gjurmët e Liverpulit, para se të afrohej Alison ka bërë që të jetë në qendër të vëmendjes dhe në Angli.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Barcelona ndëshkohet për transferimin e Griezmann me gjobë qesharake…

Delo.autor

ZYRTARE/ Ishte lojtar i lirë, sulmuesi Avdijaj i surprizon të gjithë me skuadrën e re

Delo.autor

Gjoka si Qarri, mesazh prekës lojtarëve para ndeshjes me Partizanin

Sadik.Autor

Leave a Comment