Futboll Sport

I NGADALTË DHE PASHËNJESTËR/ Hazard ka humbur identitetin (VIDEO)

Eden Hazard është një prej yjeve të futbollit botëror, por transferimi te Real Madrid i ka zbehur shumë cilësitë e belgut.

Në sfidën që Belgjika luajti mbrëmë ndaj Estonisë, Hazard u aktivizua për 61 minuta, por pa arritur të lërë gjurmë. Një rast i humbur nga 30-vjeçari ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, ku shumë nuk e kuptojnë se si një lojtar i nivelit të Hazard të përfundojë këtu.

Pasi merr një pasim magjik nga De Bryjne, madrileni gjendet i vetëm përballë portierit, por lëvizjet e tij janë të ngadalta duke gabuar krejtësisht, para se mbrojtësi i Estonisë t’i heqë topin nga këmba.

VIDEO
Hazard shihet i dëshpëruar për rastin e humbur pasi prej dy vitesh që pas transferimin në Santiago Bernabeu, ka humbur krejtësisht identitetin.

Related posts

LIVE/ Presidenti i UEFA-s, konferencë për mediat në Tiranë

Delo.autor

“DE JONG DUHET TË PËRMIRSOHET NË LOJËN KOLEKTIVE”/ Ironia e Valverdes: Nuk ma sugjeroi askush këtë opsion për Neymar…

Delo.autor

Italia dhe Arabia Saudite, destinacionet e mundshme për Mavrajn

Isa.Autor

Leave a Comment