Futboll Premier League Sport

TALENTI/ Transferohet në Bundesligë, menjëherë pasi nënshkroi rinovimin me Liverpool

Marko Grujic është transferuar në Bundesligan gjermane, te skuadra e Hertha Berlin në një huazim 1-vjeçar, vetëm pak pasi ka nënshkruar një kontratë afatgjate me Liverpool. Futbollisti i përfaqësueses së Serbisë e kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në huazim te Cardiff City, duke ndihmuar “Zogjtë Blu” që të siguronin ngritjen në Premier League.

Futbollisti 22-vjeçar numëron 14 paraqitje me Liverpool që kur është bashkuar me ekipin anglez, në vitin 2016 kur u transferua nga Ylli i Kuq i Beogradit. Ai ishte pjesë e përfaqësueses së Serbisë në Kupën e Botës të zhvilluar në Rusi, por dështoi të ndihmojë kombëtaren që të kalojë grupin e diskutuar ndaj Brazil, Zvicër dhe Kosta Rika.

Marrëveshja e tij e re në Anfield do ta mbajë atë të lidhur me Premier League deri në vitin 2023. Grujic kishte tërhequr vëmendjen edhe të Crystal Palace, Middlesbrough, Torino, CSKA Moscow, Lyon dhe Cardiff. Gjithsesi, trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp u bind më shumë nga oferta e Hertha Berlin, të cilën e konsideroi si destinacionin më të favorshëm për mesfushorin luftarak, me qëllim që serbi të vijojë zhvillimin.

Related posts

Inter s’ndalet, pas Nainggolan paraqet ofertën për sulmuesin italian

Isa.Autor

E BUJSHME/ Zgjodhi të përfaqësojë Shqipërinë, mesfushorin e kërkon klubi i Serisë A

Delo.autor

Mbrojtësi i Sevillas në hall për finalen me Barçën: Nëse dëmtoj Messin, nuk kthehem dot në Argjentinë

Sadik.Autor

Leave a Comment