Futboll Sport

Lewandowski vazhdon të ëndërrojë për kalimin te Real Madrid

Robert Lewandowski vazhdon të ëndërrojë për një kalim te Real Madrid dhe po insiston të largohet nga Bayern Munich ku mendon se ka arritur në fund të rrugës.

Burimet pranë polakut kanë thënë se lojtari, i cili do të jetë 30 vjeç këtë verë, vazhdon të shpresojë për një transferim në Bernabeu.

Hierarkia madrilene e di shumë mirë dëshirën e sulmuesit por problemi është refuzimi i Bayern për të shitur lojtarin i cili ka një kontratë deri më 2021.

Madrid do të ishte gati të paguante një çmim të arsyeshëm por nuk do të prishë marrëdhëniet me klubin gjerman.

Për këtë arsye mundësia që Lewa të përfundojë në kryeqytetin spanjoll është e ulët dhe gjithçka varet se çfarë do të ndodhë te Bayern.

Gjithsesi Madridi do të presë, për të aprë se si do të zhvillohen ngjarjet, teksa ka shumë opsione për qendrën e sulmit.

Related posts

NUK ËSHTË MESSI AS RONALDO/ Lampard: Ja lojtari më i mirë në botë AKTUALISHT

Isa.Autor

Rënia në Seria B, Zenga: Jap dorëheqjën nga skuadra e Crotones!

Sadik.Autor

JESUS I PAFAT NGA PIKA E BARDHË/ Portieri i “Djajve të Kuq” bën një pritje të madhe (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment