Futboll Seria A Sport

TË TALENTUAR DHE PREMTUES/ Njihuni me katër lojtarët për MILANIN e së ardhmes

Milan pa dyshim është rikthyer. Një epokë e re sapo ka filluar për ngjyrat kuqezi pas kalimit në duart e Elliott. Me Scaronin president, Leonardon dhe Maldinin për t’u marrë me anën teknike dhe sportive, klubi milanez po ngre kokë dhe për ta bërë këtë edhe në fushë, ka nevojë për disa përforcime. Kështu, klubi është duke punuar për të gjetur lojtarë të rinj të dobishëm për Gennaro Gattuso. Pas Caldara dhe Higuain,merkatoja nuk ndalet.

Siç zbulon “Sportitalia”, Leonardo do të punojë në disa fronte. Janë dy lojtarë që ndiqen dhe shumë alternativa. Plani A për mesfushën është padyshim Bakayoko i Chelsea. Ish-lojtari i Monaco duket të jetë një hap larg firmës me Milan por kuqezinjtë janë treguar të kujdesshëm duke folur edhe me Basellin e Torinos, i konsideruar si alternativë e lojtarit nga Premier League.

Por, në realitet, duket se Milan nuk do të ketë probleme për të siguruar shërbimet e mesfushorit francez duke respektuar rregullat e FFP : huazim me të drejtë blerje, metoda qartësisht më e pëlqyeshme e klubit italian. Por lëvizjet e drejtorit të ri kuqezi nuk ndalen në mesfushë. Në fakt janë dy emra të nxehtë në shtëpinë e Milanit: Martial i Manchester United dhe alternativa Samu Castillejo nga Villarreal.

I pari, marrëdhënie e të citi me “Djajtë e Kuq” është prishur, kushton shumë, por do ishte alternativë e parë. I dyti, i riu i datëlindjes 1995, është një perspektivë shumë interesante që i pëlqen Leonardo-s dhe do të ishte rezervë e Suso-s me mundësinë për ta parë të futur edhe në një rol tjetër falë zotësisë së tij për të luajtur në të dy anët e sulmit.

Related posts

“MIRË SE ERDHE TE INTERI”/ Dibala dhe sulmuesi zikaltër në shoqërinë e…

F.autor

FLET LEGJENDA E BARÇËS XAVI/ “Neymari mund të bëhet si Messi, e jo Mbappe“

Isa.Autor

“JAM SURPRIZUAR SHUMË NGA TRAJNERI ARTATA”/ Xhaka thyen heshtjen: Ju tregoj pse reagova ndaj tifozëve

Delo.autor

Leave a Comment