Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ Anglia zbulon të ardhmen e Allegrit, kontratë 3-vjeçare dhe shifër rekord

Trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri do të drejtojë skuadrën e Manchester United duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Është ky lajmi i bujshëm i publikuar gjatë pasdites së të enjtes nga “London Evening Standard”. Provizorisht, me mandate të kufizuar deri në përfundim të këtij sezoni, me qëllim plotësimin e vendit të lënë bosh pas shkarkimit të portugezit, Jose Mourinho, është emëruar legjenda e klubit të “Djajve të Kuq”, Ole Gunnar Solskjaer.

Por për të çelur ciklin e ri, United kërkon një trajner me spesor të madh, sikurse përfaqëson Allegri. Edhe Mauricio Pochettino është një kandidat autoritar, por Allegri pëlqehet shumë. Është referuar se italiani 51-vjeçar është gati të transferohet në Angli. Për atë është përgatitur një kontratë 3-vjeçare me një shifër rekord.

Related posts

NUK NDALET ME FITORET/ Manchester City mposht Chelsea-n dhe arratiset në vendin e parë

Delo.autor

PAS SHPALLJES 16-TË HERË KAMPION/ Gazmend Demi: E prisnim që do ta fitonim në derbi, kur të iki unë…

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Ylli i Serisë A nxirret në shitje, kushton 60 milionë euro. Ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment