Futboll Sport

TELUSHI del hapur/ DUA TITULLIN, ky mund të jetë viti i duhur për PARTIZANIN

Bashkë me trajnerin Skënder Gega, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Kastriotin, zyra për shtyp e klubit të Partizanit nxori për media dhe mesfushorin Bruno Telushi. Ky i fundit ishte heroi i takimit kundër Kamzës, pasi shënoi golin e vetëm. I ndrojtur para kamerave dhe jo aq “i ashpër” sa në fushën e lojës, vlonjati driblon bukur kur janë “pyetje me spec”.

Sa e keni vujtur periudhën që keni qenë i dëmtuar dhe faktin se nuk keni qenë në formën maksimale?
Të them të drejten vjet e kam vuajtur pak, pasi dhe dëmtimi që pësova më la shumë mbrapa dhe vetë nuk ndihesha mirë. Me fillimin e sezonit të ri ndihem mirë dhe profesori më dha besimin e duhur. Po jap atë që duhet.
A do të merrni përsipër goditjet standarte?
Gjatë lojës do të godas, ndërsa në ekip ka djem që godasin shumë mirë thjesht duhet të kërkojmë sa më shumë faullet në zonën e fundit të fushës. Ekipi ka shumë lojtarë që godasin mirë dhe duhet t’i shfrytëzojmë.
Sa e rëndësishme është ndeshja kundër Kastriotit për të fituar qetësinë e duhur, duke e lidhur dhe me faktin se kampionati do të jetë një javë pushim?
Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme. E kemi vlerësuar ashtu si duhet, pasi nuk duhet ta marrim lehtë. Gabuam me Kamzën, pasi u paraqitëm dobët në pjesën e parë. E kemi vlerësuar shumë Kastriotin dhe nuk do të bëjmë gabime.
A mendoni se ekipi është më i fortë se ai i sezonit të kaluar duke parë dhe afrimet e largimet në merkato?
Nuk më takon mua të them se kush është më i mirë ky ekip, apo i vjetshmi. Duhet të them që lojtarët që kanë ardhur duhet të japin maksimumin dhe të shkojë gjithçka mirë.
A ju mungon titulli kampion?
Më mungon shumë titullin. Kam ardhur te Partizani për ta fituar dhe do e kërkoj.
A është viti i duhur?
Nëse gjërat shkojnë mirë siç po shkojnë tani, mendoj se jemi në rrugën e duhur.

Related posts

RUSI 2018/ Ronaldo takon presidentin e Portugalisë, koha për premtime…

Sadik.Autor

Përgatitjet për Pogradecin, Lika mund të kursehet. Ngoo ende në Tiranë

Sadik.Autor

Barcelona është favoriti numër një për të fituar Ligën e Kampionëve

Sadik.Autor

Leave a Comment