Futboll Premier League Sport

Presidenti i Lyon IRONIZON/ Liverpool dhe Chelsea nuk e donin lojtarin tonë

Chelsea ka hedhur poshtë mundësinë për të marrë futbollistin e Lyon, Nabil Fekir, gjatë kësaj veres, sipas asaj që bën të ditur presidenti i klubit francez, Jean-Michel Aulas.

Fekir shënoi 23 gola në 39 ndeshje zyrtare gjatë sezonit 2017/18 dhe u grumbulluar nga Franca që fitoi Kupën e Botës 2018 në Rusi, kësisoj pritej të largohej nga klubi ku u rrit, por nuk arriti të gjejë blerës në Premier League.

Liverpool u duk pranë arritjes së marrëveshjes për 65 milionë euro, por hezitoi në momentin e vizitave mjekësore dhe sipas Aulas, edhe Chelsea e kishte mundësinë të merrte Fekir.

“Në fillim të verës menduam se Fekir nuk do të ishte më lojtar i yni dhe nisëm të mendojmë si të ndërtojmë një ekip pa të. Liverpool hezitoi edhe pse blerja e tij ishte e mbyllur. Më pas, me dëshirë të futbollistit unë fola me drejtuesit e Chelsea, por ata nuk ishin të interesuar. Qëndrimi i tij erdhi sepse nuk pati blerës në Premier League dhe kjo ndryshoi edhe strategjinë e ekipit tonë,” – tha Aulas.

Related posts

SERIA A/ Ja plani i Spalletti-t për të prishur hegjemoninë e Juve-s!

Sadik.Autor

Zyrtare: Joakim Watzke shef ekzekutiv i Dortmundit deri në vitin 2022

Q.Autor

NEYMAR REVOLUCION TE SANTOS/ Shtatë kërkesat pas rikthimit! Nga Pogba te Ramos

F.autor

Leave a Comment