Futboll Sport

VERON “FLAK” MESSIN/ Varësia nga “PLESHTI” po i shkakton dhimbje Argjentinës

Ish-mesfushori i Interit dhe i Kombëtares së Argjentinës, Sebastian Veron ka deklaruar se varësia e kombëtares nga Lionel Messi po iu shkakton shumë dhimbje atyre. “Është koha për të ndërtuar një grup. Natyrisht, nëse Leo është i etur të jetë pjesë e ekipit kombëtar, ata do të duhet ta përfshijnë atë pak nga pak”, tha Veron për ESPN.

“Mendoj se duhet ta përgatisim bazën dhe një herë e përgjithmonë të mendojmë për një ekip dhe të mos mendojmë për dikë që mund të na shpëtojë. Edhe më shumë në këtë kohë, duke parë skuadrat e tjera kombëtare dhe se si u përballën me Kupën e Botës, duket e domosdoshme të mendohet për një grup”, deklaroi Veron.

Gjatë muajit shtator Argjentina do të përballet në miqësoren kundër Guatemales dhe Kolumbisë.

Related posts

“NË ITALI NUK KA NDESHJE TË LEHTA, ME LAZION DUHET VETËM DIÇKA”/ Pioli bën premtimin mbi Ibrahimovic

Delo.autor

NAINGGOLAN-CAGLIARI, ORË VENDIMTARE/ Inter jep “ok” mbi formulën, por duhet gjetur gjuha ekonomike

Delo.autor

Klopp refuzon Bayern: Dua të fitoj titullin në Premier League

Q.Autor

Leave a Comment