Futboll Kategoria Superiore Sport

BARDHI I PANDALSHËM/ “Demat” e përmbys Dinamo e Zagrebit, Gegës i dëmtohen 2 lojtarë

Partizani doli me humbje nga miqësorja e tretë në tokën turke, këtë herë ndaj Dinamos së Zagrebit. Përballë ekipit gjigant kroat, “demat” e Gegës u mundën me përmbysje, në shifrat 2-1.

Që në minutën e 11-të, shënoi i përhershmi Bardhi në këto miqësore në Turqi, i cili kaloi të kuqtë në avantazh pas një goditje vrastare brenda zonës.

Një episod jo i këndshëm në minutën e 20-të, ku Telushi i dëmtuar, detyrohet të lërë fushën e lojës, ndërsa para përfundimit të pjesës së parë, doli edhe një prej afrimeve, Dilaver Duka, duke mos përfunduar as 45 minutat.

Ndërkohë, Dinamo barazoi shifrat në minutën e 28-të, ku Moro çoi topin në cepin e portës së Alban Hoxhës. Me fillimin e të dytës, ekipi nga Zagrebi shënoi edhe golin e dytë, me Petkoviç, i cili me një devijim të lehtë mposhti Alban Hoxhën.

Në të dytëm, pati minuta për Mensah, Koten, afrimi i ri Rexhepi, por deri në fund shifrat mbetën të pandryshuara dhe “demat” e mbyllën me humbje.

Related posts

PA PARA DHE PA FAT/ Chelsea “peshkoi” Real Madrid, Tuchel: Nuk mund të kishte short më të ndërlikuar

F.autor

RIKTHIMI TRIUMFUES I MCGREGOR/ E përgjak kundërshtarin dhe triumfon pas 40 sekondave

Delo.autor

Paraqitjet fantastike në Serie A, Barcelona dhe PSG gati ofertat për yllin e Romës

Q.Autor

Leave a Comment