Futboll Seria A Sport

TËRMET TEK INTERI/ Nainggolan vazhdon të stërvitet i vetëm, ja kur pritet rikthimi…

Mesfushori i Inter Radja Nainggolan është stërvitur sërish i vetëm ditën e hënë, por mund të jetë në stol për ndeshjen ndaj Torinos. Belgu iu bashkua Zikaltërve nga Roma gjatë verës duke u ribashkuar me trajnerin Luciano Spalletti.

Gjithsesi, ai ka pësuar një dëmtim muskulor në fazën përgatitore duke humbur ndeshjen e parë të sezonit, të cilën Inter e humbi 1-0 ndaj Sassuolo-s.

Nainggolan vazhdon të stërvitet i vetëm larg pjesës së mbetur të skuadrës, që do të thotë se me shumë mundësi nuk do të jetë titullar për ndeshjen e fundjavës ndaj Torinos.

Por sipas Sky, ai mund të jetë në stol, ndërsa Milan Skriniar kreu shumicën e ushtrimeve me shokët e ekipit dhe duhet të jetë gati për ndeshjen ndaj Granata-s.

Related posts

“Neymar është në një burg të lyer me flori te PSG”

Q.Autor

Emerson i sakrifikuari i Romës për të mbushur arkat, e do Liverpooli

Q.Autor

Habit Asensio: Ja kujt duhet t’i druhemi në Botëror

Sadik.Autor

Leave a Comment