Sport Të tjera

Thyhet rekordi i Mayweather, tajlandezi arrin 51 fitore e asnjë humbje

Rekordi i 50 fitoreve dhe asnjë humbje që mbahej deri sot nga boksieri Floyd Mayweather tashmë i përket së shkuarës, pasi dikush tjetër është më legjendë se vetë legjenda amerikane. Ai është tajlandezi 32-vjeçar Wanheng Menayothin, që sot vendosi rekordin e 51 fitoreve dhe asnjë humbje (18 fitore me KO) në ring si profesionist, pas triumfit që arriti ndaj filipinasit Pedro Taduram, me vendim unanim të gjyqtarëve . Menayothin është njëkohësisht edhe kampion bote i kategorisë WBC në peshën “mini-flyweight”, pesha më e vogël që njihet zyrtarisht në botë.

Dueli mes Menayothin dhe Taduram u zhvillua në Nakhon Sawan të Tajlandës, në vendlindjen e kampionit të botës, që falë edhe mbështetjes së fansave të tij arriti të korrë këtë sukses historik, duke e mbrojtur për të 15-ën herë titullin kampion që ka fituar në nëntor të 2014-ës. Në fakt, pesha “mini-flyweight” por edhe boksieri i rekordit nuk janë shumë të njohur në botë, por ajo është një peshë që njihet nga të gjitha Divizonet. E vetmja fushë ku Menayothin nuk do të arrijë ta mposhtë Mayweather janë fitimet marramendëse që ka arritur boksieri amerikan, tashmë në pension.

Related posts

DY LEGJENDA NË HISTORINË E KLUBEVE TË TYRE/ Ramos-Messi, kapitulli i 41-të në “El Clasico” (GRAFIKA)

Delo.autor

PARTIZANI E NIS ME ZHGËNJIM NDAJ VLLAZNISË/ Skënderbeu barazon me Elbasanin! Trajneri i korçarëve: Jam i mërzitur

F.autor

Tifozat sulmojnë DUKËN/ Je TURPI Shqipërisë, SHKARKO menjëherë PANUCCIN (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment