Futboll Sport

BEFASON TRAJNERI/ Klopp i quan TRAPA ata që mendojnë keq për Man City

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp e ka quajtur trap cilindo person që mendon se dëmtimi i Kevin De Bryune te Manchester City e ka ulur potencialin e ekipit dhe ua ka shtuar shanset skuadrave rivale në garën për titull.

Ylli belg dëmtoi ligamentin dhe do të duhet që të qëndrojë jashtë për rreth 3 muaj, përpara se të mund të rikthehet në fushë. Sipas gjermanit, “qytetarët” janë ekipi favorit për ta fituar titullin, duke qenë se kanë potencial mjaftueshëm për të zëvendësuar De Bryune.

I pyetur nga SkySports për impaktin që dëmtimi i belgut mund të ketë në garën për titull, Klopp u përgjigj: “Unë mendoj se dikush që mendon kështu, për një situatë të tillë është një trap, të jem i sinqertë me ju.

Unë nuk jam kështu. Pikë së pari, i uroj shërim të shpejtë. E dua atë lojtar. E doja shumë ta kisha te Dortmund dhe ai luante te Chelsea, por Jose nuk e la të vinte te mua.

Pati një sezon shumë të mirë vjet, e po ashtu ishte i jashtëzakonshëm në Kupën e Botës. E kam ëpr zemër. Ata kanë opsione, ata gjithnjë kanë pasur. Morën Riyad Mahrez, por të gjithë luajnë në pozicione të ndryshme. Bernardo Silva mund të luajë pak më thellë, Phil Foden mbulon disa pozicione, e po ashtu edhe Ilkay Gundogan.”. argumentoi tekniku i të kuqve.

Liverpool shikohet si skuadra që mund ta zbresë nga froni Manchester City-n në garën për titullin kampion. Por gjermani ka një paralajmërim për futbollistët: “Ata duhet që të vënë skuadrën në plan të parë dhe jo të mendojnë për vete”. Kështu te të kuqtë asnjë nuk e ka të garantuar vendin e titullarit.

Related posts

LIVË/ Maltë-Kosovë: Karambol në mbrojtje, Kololli “VARË” portierin. Dyfishojnë dardanët (VIDEO)

Isa.Autor

ZGJEDHJET TEK BRCELONA/ Kandidati për president: Duhet prishur “Camp Nou” dhe ndërtuar stadium i ri me…

Delo.autor

PLAS TEK REALI/ Lopetegui “kërcënon” Modric dhe Kovacic: PEREZ foli me ZË të LARTË

Isa.Autor

Leave a Comment