Futboll La Liga Sport

BARCELONA nis mbrojtjen e titullit, REALI për të treguar se nuk varet tek RONALDO

Sezoni 2018-2019 nuk është si gjithë të tjerët në kampionatin spanjoll. Shumë të reja, shumë largime, shumë afrime. Është një kampionat pa Ronaldon, Zidanin, Iniestën dhe Torresin.

Por, sigurisht që ka shumë arsye për ta parë edhe këtë herë, sepse aty është Leo Mesi dhe Barcelona e tij, që do të kërkojnë të fitojnë sërish trofeun. Duan të konfirmohen kampionë në Spanjë dhe sot ndaj Alaveshit do të nisin rrugëtimin. Duket se janë më të avantazhuar se të tjerat dhe se këtë kampionat mund ta kenë “autostradë”, por Reali do të kërkojë t’i hapë punë, po ashtu si Atletiko që është e fortë. Por, ja cilat janë 10 arsyet dhe kuriozitetet pse ky kampionat ia vlen të shihet.

1- Për herë të parë në La Liga do të ketë sistemin VAR dhe do të shmangen ndjeshëm gabimet e arbitrave. Po ashtu siç do të luhet për herë të parë një ndeshje në Amerikë ose Kanada.

2- Më në fund, në fushën e lojës do të rikthehet Santi Kacorla. Pas shumë dëmtimeve, ai e nis sërish në La Liga për të treguar vlerat.

3- Këtë vit do të luajë për herë të parë në La Liga skuadra e Hueskës, ndërsa u rikthyen gjithashtu dy skuadra historike si Rajo Vajekano dhe Vajadolid.

4- Do të jetë interesante të shihet se si do t’ia dalin dy skuadrat si Leganes dhe Girona pa “timonierët” e tyre Garitano dhe Maçin.

5- A do ta vuajë Atletiko e Bilbaos largimin e portierit Kepa Arrizabalaga? Ai shkoi drejt Çelsit disa javë më parë, por deri vjet ishte një pikë e fortë e baskëve.

6- Sa do ta përballojnë dy ekipet Betis dhe Valencia prezencën e tyre në Europë dhe në kampionat?

7- Vëmendja e madhe do të jetë te Reali dhe sfida e Lopeteguit për të kaluar traumën që u shkaktua në ekip pas largimeve të Zidanit dhe Ronaldos.

8- Dhe trajneri i ri i madrilenëve do të përballet menjëherë me një vendim shumë të vështirë për t’ia besuar portën Kurtuasë apo Navasit. Shumë shpejt do të mësohet.

9- Interesant do të jetë sezoni i Atletikos, që këtë herë ka një nga skuadrat më të forta të viteve të fundit. A do të synojë gjithçka Diego Simeone?

10- Barcelona e Mesit gjithashtu është përforcuar me lojtarë cilësorë. Titulli është patjetër një objektiv i tyre, por siç e tha kapiteni, do të kërkojnë patjetër të bëjnë histori edhe në Ligën e Kampioneve. Ai do të jetë për herë të parë kapiten zyrtarisht në La Liga me katalanasit.

Related posts

NATIONS LEAGUE/ Super Franca përmbys Kroacinë në dy minuta (VIDEO)

Delo.autor

DUELI NË DISTANCË/ Komenti EPIK i Georginas për CR7, shpërthejnë KEQ TIFOZËT E MESSIT

Isa.Autor

ZBULOHET OFERTA ARABE PËR INTER/ Steven Zhang kërkon 1.3 miliardë për shitjen e klubit zikaltër

F.autor

Leave a Comment