Futboll Seria A Sport

TRANSFERIMI I SHTATË/ INTERI prezanton blerjen e re, por ka një MISTER…

Interi para disa minutash ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit Keita Balde nga Monaco. Siç bëhet e ditur nga klubi zikaltër 23-vjeçari është transferuar me një kontrate 1 vjeçare (huazimi) dhe 4 vite të tjera nëse Inter do të vendosë ta blejë përfundimisht. Huazimi do të jetë rreth 5-6 milion euro me te drejte blerje rreth 25 mililionë euro. Në total pritet te kushtojë diku tek 30 milionë euro. Ky është lojtari i shtatë që Inter ka transferuar në këtë sesion merkatoje. Gjatë prezantimit ra në sy mungesa e Ausilio-s. Ai ka qene gjithmonë prezent gjatë prezantimit të çdo lojtari të ri, por sot çuditërisht ka munguar. Senegalezi u prezantua nga CEO, Antonello.

Sulmuesi anësor kaloi testet fizike dhe më pas përshëndeti tifozët zikaltër me një thirrje “Forza Inter”. “ Jam shumë I lumtur. Spalleti ishte një faktor shumë I rëndësishëm që ndikoi në ardhjen time këtu tek Inter. Shpresoj të kem një aventurë të madhe me këtë ekip”, ishin fjalët e para të Keita Balde si lojtar I Inter.

Balde është rritur në akademinë e Barcelonës dhe ka qenë një nga lojtarët më të kërkuar në merkaton kaluar. Sengalezi, 23-vjeçar, mund të luajë në të gjithë pozicionet e sulmit, në krahë apo në qendër, duke kompletuar kështu skuadrën zikaltër. Ai kthehet në Itali, pas vetëm një sezoni të kaluar në Francë. Një vit më parë u ble nga Lazio gjithashtu për 30 milionë plus bonuse. Edhe vitin e kaluar Interi e kishte kërkuar, ku ofruan 20 milionë euro, por Monaco ofroi më shumë. Më ekipin kryeqytetas ka zhvilluar sezonin më të mirë futbollistik, duke shënuar 16 gola në kampionat. Ndërsa në Principatë ka shënuar vetëm 8 gola në 23 ndeshje, duke mos treguar dot potencialin e tij.

Related posts

LEGJENDA E BRAZILIT/ Zico: Messi nuk ka nevojë të fitojë Kupën e Botës, për të…

Delo.autor

SPEZIA-JUVENTUS/ Ndizet sfida në “Alberto Picco”, “Bardhezinjtë” realizojnë 2 gola në 6 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Messi këshillon 18-vjeçarin, të injorojë United dhe t’i bashkohet atij te Barça

Sadik.Autor

Leave a Comment