Futboll Seria A Sport

MOURINHO RIKTHEHET TEK INTERI? Ausilio: Jemi në epokën e rrjeteve sociale, ne kemi…

Në mbyllje të ndeshjeve për vitin 2018, drejtori sportiv i skuadrës së Interit, Piero Ausilio, ka folur për atë që e pret skuadrën zikaltër në të ardhmen e veçanërisht në janar, ku do të nisë merkato e dimrit. Një merkato ku përfshihet edhe trajneri, teksa kohtë e fundit është përfolur për një rikthim të portugezit Jose Mourinho.

“Zërat rreth Mourinho? Jemi në epokën e rrjeteve sociale, ku të gjithë mund të thonë atë që duan. Ndërsa ne punojmë në një mënyrë më racionale, nuk përfshihemi nga emocionet. Ne kemi një projekt që kemi nisur me Luciano Spalletti dhe do ta vazhdojmë po me këtë trajner. Suning i beson trajnerit Spalletti dhe ne gjithashtu”, tha Ausilio.

“Suning është një njeri ambicioz, do një ekip që të fitojë dhe të argëtojë tifozët. Ne nuk mjaftohemi vetëm me vendin e dytë, duam shumë më tepër. Mund të them se të gjithë po punojmë fort për ta çuar Interin në majën e Italisë dhe jo vetëm”, u shpreh Ausilio.

Related posts

“NJERIU PARA FUTBOLLISTIT”/ Marotta sqaron të ardhmen e mesfushorit Eriksen tek Inter

Delo.autor

ËSHTË NJË NGA MODERATORET MË TË MIRA SPORTIVE/ Eva Murati zbulon si e “ngacmojnë” futbollistët

Delo.autor

SHKOI DHE I KËRKOI FANELLËN NOYER-IT PAS NDESHJES / “Është pak e turpshme, por kam një…”

Isa.Autor

Leave a Comment