Futboll Kombëtarja Sport

Transferimi tek Rangers/ Grezda: Pres të bëhem LIDER në kombëtaren kuqezi

Pas dëmtimit që e mbajti jashtë fushës së blertë për disa muaj, Eros Grezda është rikthyer fuqishëm. Prej disa ditësh 23-vjeçari ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave sportive, sipas së cilave ai do të zhvendoset në Skoci, për të luajtur te Rangers për një shifër që shkon deri në 2 milionë euro.

Grezda kshtë shprehur se: “Nuk mund të flas për punën me Gerrard sepse nuk e di a do të punoj me atë”, u shpreh ai. Por teksa të gjithë po flasin për transferimin në Skoci, Grezda ka treguar se prioritet i tij i vetëm në këtë periudhë është të shndërrohet në një lider në kombëtare. Ai është treguar optimist për ndeshjet që i presin kuqezinjtë në kuadër të “National League”, sipas së cilit kombëtarja i ka të gjitha mundësitë për të triumfuar.

“Asgjë në kombëtare nuk është e sigurt. Mund të jem lider në fazën sulmuese ndoshta. Lideri i kombëtares është kapiteni për mendimin tim. Kombëtarja shqiptare ka kualitetin që mund t’i kalojë të gjitha ndeshjet e National League”, përfundoi Grezda

Related posts

Skënderbeu kursehet në miqësore, e zgjidh shpejt me Maliqin

Isa.Autor

UEFA “shkurorëzon” Skënderbeun, tani njeh Kukësin si kampion

Isa.Autor

PA TIFOZË NDESHJA PARTIZANI-FLAMURTARI/ Por në Elbasan Arena” luhet me policë në trubuna (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment