Champions League Futboll Sport

Jurgen Klopp i frikësohet Roma-s, por: Jemi edhe ne…

Në sallën e konferencës për shtyp, e vendosur në zemrën e Anfield, trajneri i Liverpool-it Jurgen Klopp, që në pamje të parë ishte i qeshur dhe i relaksuar, është prezantuar para gazetarëve për intervistën para ndeshjes së parë gjysmëfinale kundër Roma-s. Shumë gazetarë të pranishëm, nga çdo cep i botës, madje dhe nga Brazili. “Jam i lumtur për Salah dhe për çmimin që ai mori si lojtari më i mirë i Premier League. Nuk kam pasur mundësinë që të flas me të, por me të vërtetë jam i lumtur sepse atë e kanë votuar edhe kolegët e tij. Dua të them se kampionati nuk ka përfunduar ende, mbi të gjitha”, deklaroi Klopp.

“Brenda stadiumit i respektojmë kundërshtarët tanë dhe shpresoj vërtetë që edhe jashtë stadiumit të mos ketë probleme. Roma është një qytet i bukur dhe e dinë të gjithë, duhet të bëjmë që të gjithë të gjithë të kuptojnë se jemi të bukur edhe ne”, tha Klopp.

“Salah? Ai vijon që të ndjekë të gjitha ndeshjet e Roma-s dhe mban raporte të mira me ta. Dhe falë Roma-s është ky kampion që është. Do të jetë kundërshtar për 90 minuta dhe do të tregojë profesionalitetin e tij, më pas do të kthehet të jetë miku i verdhekuqve”.

“Unë dhe Di Francesco kemi pasur një rrugë pothuajse të njëjtë në futboll, e kemi filluar në skuadra të vogla. Dhe më pas hymë në sytë e të mëdhenjve. Di Francesco gjithashtu si unë e dashuron futbollin dhe e bën skuadrën të luajë shumë mirë. Fizikisht nuk ka dyshime: është shumë në formë ai. Do të jenë dy ndeshje të vështira për ne. Nëse do të trajnoja në Itali? Mezi po pres që të jap urdhër për një pjatë me makarona. E shoh veten këtu për pak”, vijoi Klopp.

Trajneri i Liverpool qartëson më pas edhe batutën që bëri pasi njohu shortin Roma-Liverpool: “Kam thënë që nuk mund ta besoj, por nuk ishte një mungesë respekti: disa gjëra në futboll duken të pabesueshme, por ndodhin. E admiroj shumë Roma-n dhe drejtorin sportiv Monchi”.

“E admiroj shumë Roma-n dhe mbi të gjitha Dzeko-n, e ndiqja që kur luaja në Gjermani. Ata janë mjaft mirë dhe kanë shumë kampionë, do të jetë një përballje vërtetë e vështirë për ne. Nëse ka një lojtar që doja t’ia merrja Di Francesco-s? Preferoj të mos përgjigjem”.

Related posts

IKËN PANUCCI/ FSHF në bisedime me trajnerin e ri të Kombëtares

Delo.autor

SFIDA NDAJ NAPOLIT/ Lajme të mira për Pirlon, mposht koronavirusin mbrojtësi i “Bardhezinjve”…

Delo.autor

“KJO SKUADËR DO TË NA ARGËTOJË”/ Legjenda Puyol: Ja basti që kam vënë pasi Xavi mori drejtimin

Delo.autor

Leave a Comment