Futboll Premier League Sport

TRONDITET ANGLIA/ Mbrojtësi më i mirë i thotë “MJAFTË 3 LUANËVE”

Mbrojtësi i Chelsea, Gary Cahill, ka vendosur të ndërpresë karrierën me kombëtaren e Anglisë, por ka shprehur gatishmërinë për t’u përgjigjur ftesës së trajnerit Gareth Southgate, nëse ky i fundit do ta shohë me të vërtetë të nevojshme.

Cahill luajti vetëm një ndeshje në botërorin e zhvilluar në “Rusi”, ku Anglia shkoi deri në gjysmëfinale.

“Unë mendoj se ka ardhur koha të bëj një hap prapa. Jam krenar për çfarë kam bërë për kombëtaren e vendit tim dhe momentin që më ka bërë më krenar ishte emërimi si kapiten. Tani vë re se ka ardhur momenti që t’i lirojë vendimin futbollistëve të rinj, një brezi tjetër.”

Që kur debutoi kundër Bullgarisë, në vitin 4-0 në vitin 2010, Cahill ka luajtur 61 ndeshje me “luanët”, në të cilat ka shënuar 5 gola.

Gjithsesi, ai shtoi: “Nëse trajneri Southagate më thërret sepse ka nevojë të domosdoshme për mua në ndonjë ndeshje të caktuar unë kurrë nuk do t’i them “jo”, por në mendjen time Anglia është një kapitull i mbyllur për mua.”

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ “AS” zbulon shumën, për të cilën Juventus është gati ta shesë Ronaldon

Delo.autor

(FOTO-VIDEO) Njihuni me futbollistin miliarder të Premier Leagues, Messi dhe Ronaldo e ëndërrojnë pasurinë e tij

Q.Autor

Brazili shumë ndryshime nga Botërori i 2014, vetëm 4 lojtarë nga 11 titullarët janë në formacion

Sadik.Autor

Leave a Comment