Futboll Premier League Sport

TRONDITET MAN CITY/ Mesfushori më i mirë pëson DËMTIM SERIOZ në gju

Manchester City ka pësuar një tronditje të rëndë gjatë ditës së mërkurë teksa Kevin De Bruyne ka pësuar një dëmtim serioz në ligamentin e gjurit, sipas raporteve në Angli.

Tifo grupi i respektuar City Watch ka zbuluar se belgu mund të qëndrojë për muaj të tërë larg fushave me një dëmtim të njëjtë me atë të pësuar dy vite më parë.

Atë vit De Bruyne qëndroi mbi dy muaj larg fushave dhe tani mund të përsëritet i njëjti skenar. Gjatë janarit të 2016, ylli i Belgjikës është larguar me barelë nga fusha gjatë fitores së League Cup ndaj Everton.

Kjo është një goditje e rëndë për Pep Guardiola-n i cili do të vuajë në mesfushë pa një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.

Related posts

Liverpool ul pretendimet, por askush nuk e do sulmuesin e tyre…

Q.Autor

“KEMI VUAJTUR PËR SA I TAKON REZULTATIT”/ Conte: Duhet të marrim shembull nga Parma…

Delo.autor

“GATI PËR TË FITUAR DERBIN E KRYEQYTETIT”/ Sulmuesi Solomon: Ndaj Skënderbeut ishte e vështirë të luaje futboll

Delo.autor

Leave a Comment