Champions League Futboll Sport

Ndeshja e parë zyrtare e REALIT pa RONALDON, zbulohen formacionet zyrtare të Superkupës

Sot në mbrëmje në orën 21:00 në Talin të Estonisë, Real Madrid dhe Atletico Madrid do të diskutojnë mes tyre trofeun e Superkupës së Europës, në një derbi madrilen.

Për “Galaktikët” kjo do të jetë ndeshja e parë zyrtare pa Ronaldon në ekip, pas transferimit të portugezit te Juventus. Në këtë mënyrë pritet me interes rreshtimi që do vendosë në fushë trajneri Juliem Lopetegui, ndërkohë që janë zbuluar dhe formacionet zyrtare të këtij takimi.

Real Madrid: Navas, Karvahal, Serxhio Ramos, Varane, Marselo, Kros, Bejll, Kasemiro, Asensio, Isko, Benzema

Atletico Madrid: Oblak, Godin, Felipe Luis, Huanfran, Gimenez, Koke, Nigez, Lemar, Rodri, Griezman, Diego Kosta

 

Related posts

TURPËROI INTERIN NË EUROPA LEAGUE/ Ja çfarë duhet të dini për kundërshtarin e Laçit

Delo.autor

Arsene Wenger “shfryhet” tek arbitri: “Nuk është hera e parë, ke për detyrë të jesh profesionist, por je një turp”

Q.Autor

BOTËRORI 2022/ “Tre Luanët” përfitojnë sërish një penallti, Harry Kane nuk fal nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment