Futboll Sport

TRONDITET MERKATO/ PSG arrin marrëveshje me yllin e Bayern Munchen

Paris Saint-Germain thuhet se ka arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit spanjoll të Bayern Munichut, Juan Bernat. PSG janë në kërkim të një mbrojtësi të ri të majtë pas largimit të Yuri Berchiche.

Kjo pasi që në atë pozitë ka mbetur vetëm Layvin Kurzawa, i cili nuk ka bindur edhe aq me paraqitje në sezonin e kaluar.

Kështu, kampioni aktual i Ligue 1 ka kthyer vëmendjen tek mbrojtësi i Atletico Madridit, Felipe Luis dhe ai i Bayernit, Bernat.

Për këtë të fundit thuhet se klubi nga Parc des Princes veçse ka arritur marrëveshje në parim për transferimin e tij. Sipas mediumit Cadena Ser, PSG ka marrëveshje me Bayernin për transferimin e Bernat këtë verë.

Shifra e transferimit mendohet të jetë 14 milionë euro për transferimin plus tre milionë tjera në formë bonusesh.

Related posts

ËSHTË 7 HERË KAMPION BOTE NË FORMULA 1/ Piloti Hamilton kapet “mat” në hotel me modelen superseksi (FOTO)

Delo.autor

REAL MADRID PREZANTON LOJTARIN E RI/ Por gjithçka nuk shkoi ashtu siç pritej, ja çfarë ndodhi (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Të premten paradite do të mësohet fati i AC Milan në Europa League…

Isa.Autor

Leave a Comment